sport

Dinamo për Final Four me ‘sytë’ nga derbi, Mehmeti kërcënon Laçin: S’ka barazim, vetëm fitore

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti ka dhënë deklaratën e tij në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Laçin, nesër në orën 13:30 në Kurbin. Blute kanë rastin ideal për të tentuar Final Four teksa presin rezultatin e derbit Partizani – Tirana mbrëmjen e sotme.

Mehmeti shpreson për më të mirën duke parë që skuadra po rritet javë pas jave dhe ndaj Laçit nuk mendon asgjë tjetër veç fitores.

“Laçi është një kundërshtar që e ka treguar me rezultate se po kalon një formë shumë të mirë. Kemi pasur edhe ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me të. E kemi vlerësuar Laçin dhe do të bëjmë maksimumin. Do të ndryshojmë filozofi, duke iu përshtatur kundërshtarit për të kërkuar pikë. Do të jetë e vështirë.

Skuadra ka një grup të mirë. Kemi mungesën e Vilës, që ka pasur një rritje progresive dhe më vjen mirë. Por kemi lojtarë në grup që mund ta zëvendësojnë, mentaliteti jonë është që të bëjmë grupin. Kemi edhe problemin e Andonit që ka pasur shqetësime, por edhe të Qefalisë. Stafi mjekësor po punon që këtij të fundit të mos i bëhet problem kronik, ndaj dhe do të jetë jashtë këtë ndeshje.

Skuadra më pëlqen në aspektin psikologjik. Më pëlqen mënyra si ka reaguar në ndeshjet e fundit. Nuk kemi injektuar presion, por kemi kërkuar që të jepet maksimumi në ndeshjen e radhës. Duhet përqendrimi vetëm aty, sepse ky kampionat nuk të jep mundësi të mendosh shumë gjatë. Me një ose dy fitore ngrihesh lart, me një apo dy humbje shkon në zonën e kuqe.

Më vjen mirë që grupi e ka kuptuar se është çdo gjë e vështirë dhe nuk duhet të kalosh në eufori. Nuk ka shumë diferenca, të gjitha skuadrat nuk kanë stabilitet.

Kemi punuar shumë bashkarisht, kemi analizuar gjithçka me hollësi për mënyrën si i humbisnim ndeshjet. Më shumë për gabime individuale. Kemi pasur oshilacione gjatë dy fazave të para, sidomos kur kemi qenë në avantazh. Kemi rritur besimin te njëri-tjetri dhe kemi shkuar aty ku duhet për sa i përket lojës. Kemi pasur situata të mira edhe më parë, por jemi ndëshkuar, sepse nuk kemi menaxhuar mirë 90 minutat. Në ndeshjen e fundit reaguam mirë dhe kjo është meritë e lojtarëve.

Një barazim në Laç? Duhet të presim 90 minutat, të shohim si do të interpretohet nga skuadra kjo ndeshje. Do të hyjmë në fushë vetëm për fitore”, shprehet Mehmeti. /newsport.al/

të fundit

Vrasja e Hysni Ymerit/ Zbardhet ngjarja në Shkodër, policia arreston 4 persona (EMRAT)

Zbardhet ngjarja në Shkodër. Policia ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin e ndodhur në panelin elektrik. Pas hetimeve intensive është…

8 minutes ago

Aksidenti me 2 viktima në Lezhë/ Identifikohen çifti i bashkëshortëve që humbën jetën, pamje nga vendngjarja (EMRAT+VIDEO)

Mëngjesin e kësaj të premteje, një aksident tragjik u regjistrua në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku për pasojë raportohet se kanë…

31 minutes ago

Aksident te Rruga e Kombit/ Përmbyset një ambulancë, raportohet edhe për disa makina të përplasura

Këtë të premte, një aksident ka ndodhur te Rruga e Kombit. Mësohet se autoambulancë është e përmbysur në rrugë. Gjithashtu…

41 minutes ago

Viti i Ri e gjeti pa Shpatin, Selvija bën postimin prekës: Zemra nuk njeh kalendar, kam ngecur në ditën kur…

Teksa tashmë kemi hyrë në vitin 2026, e ky vit i ri ka sjell gëzim për shumë persona, nuk është…

56 minutes ago

Bilanc tragjik/ Në dy ditët e para të vitit 5 viktima dhe disa të plagosur nga aksidentet (VIDEO)

Dy ditët e para të vitit, në vendin tonë u regjistruan 5 viktima shkak aksidentet rrugore. Shkaqet kryesore kanë qenë…

1 hour ago

Aksident i rëndë në Lezhë/ Përplasen dy makina, raportohet për 2 viktima

Mëngjesin e kësaj të premteje, një tjetër aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku për pasojë raportohet se…

2 hours ago