sport

Dinamo nuk ka lidhje me Manchester City-n, akademia e re në Durrës quhet “Dyrrah City Football Academy”

Lajmi i një dite më parë që Manchester City do të ndërtojë akademinë e vete në Durrës e lidhën menjëherë me Dinamo City, por në fakt nuk ka lidhje me blutë. Dinamo mbetet në Tiranë dhe do të vijojnë të jenë një klub i kryeqytetit.

Projekti i nisur për t’i shndërruar 18-herë Kampionët e Shqipërisë në një satelit të Manchester City-t me vendndodhje në Durrës dhe me emërtimin “Dinamo City”, nuk do të realizohet.

Në fakt, projekti i “City Group” për të hapur një akademi dhe për të kontribuar në rritjen e futbollit shqiptar do të vijojë, por duke nisur një projekt nga e para dhe duke krijuar një akademi të quajtur “Dyrrah City Football Academy”, e cila më pas do të konkretizohet edhe me një skuadër që do të nisë nga fillimi të gjitha etapat në futbollin shqiptar.

“Dyrrah City Football Academy”, ka nisur përgatitjen për të ushtruar aktivitetin në Shqipëri ndërsa është krijuar edhe faqja zyrtare në rrjetet sociale, teksa njoftohet se synimi do të jetë promovimi, evidentimi dhe disiplinimi i talentëve shqiptarë.

“Dyrrah City Football Academy”, është një organizatë jofitimprurëse (OJF) e krijuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe “City Group” e që do të ndërtojë qendrën më të madhe dhe më moderne me ambiente trajnimi në vend dhe më gjerë. Vizioni i akademisë nuk është vetëm promovimi i talenteve të reja, por edhe frymëzimi i vlerave përmes lojës së bukur të futbollit. /balkanweb/

të fundit

Berisha në SPAK/ Lexon mesazhin për Dumanin: Avokati i Irenës me 5 mbiemra amnistoi krimin zgjedhor!

Këtë të hënë, ish-kryeministri i vendit njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, SPAK,…

17 minutes ago

Ina Bello largohet nga drejtimi i Tatimeve të Durrësit për performancë të dobët

Performanca e dobët në punë, ka sjellë shkarkimin nga detyra të Ina Bellos, drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në…

30 minutes ago

Moti i keq Korçë, qindra familje mbeten pa energji elektrike

Moti i keq në Korçë, ka krijuar probleme në furnizimin me energji elektrike të qindra familjeve. OSHEE bën me dije…

36 minutes ago

Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla/ Merret sërish në pyetje i vëllai: Ja me cilin kishte konflikt…

Nga; Elton Qyno Aldo Buzhani, vëllai i Mondi Mëhallës, është marrë në pyetje për herë të dytë lidhur me vrasjen…

46 minutes ago

Goditi me fishekzjarr portierin që fitoi titullin e 20-të me Interin, “gjeniu” zikaltër përfundon në spital dhe i vihen prangat

Ngjarja e rëndë në Serinë A, ku u godit me fishekzjarr portieri i Kremonezes, Emil Audero, ka bërë xhiron e…

53 minutes ago

Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, ja thirrja nga ministrja e Arsimit

Këtë të hënë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, u është drejtuar maturantëve me një mesazh informues dhe motivues, duke bërë…

2 hours ago