sport

Dinamo në krizë, presidenti Bardhi: Duhet reflektim i menjëhershëm nga skuadra

Dinamo po sheh makthe të një rikthimi të mundshëm në Kategorinë e Parë. Largimi i Shkëmbit nuk ka zgjidhur asgjë teksa skuadra vijon të humbasë dhe tani është në zonën e kuqe të rënies.

Një situatë e tille ka sjellë dhe reagimin e presidentit, Ardian Bardhi i cili me një mesazh të gjatë kërkon njê reagim të menjëhershëm nga skuadra e nga ana tjetër konfirmon se asnjëherë nuk do të lëkundet nga projekti që ka nisur për ta çuar Dinamon aty ku e meriton.

Të lidhura

None found

“Duke qene koshient per situaten jo te mire qe po kalon skuadra ne kampionat, me mosarritjen e rezultateve qe nuk perligjinin investimin e deritanishem e te vazhdueshem gjykova te ndalem ne kete komunikim publik.

Si president i ketij klubi qe ka nisur nje rrugetim te gjate me investime e projekte ne te gjithe kapilaret e tij sportive e infrastrukturore, konstatoj nje ngerç psikologjik ne ekip. Megjithate, kam besim qe nje situate e tille do te stabilizohet menjehere pasi kapacitetet e skuadres nuk jane te atilla per kete pozicion ku Dinamo eshte tani!

Skuadra duhet te reflektoje menjehere qetesi psikologjike duke prodhuar jo vetem loje, por rezultat! Njeheresh futbollistet me me pervoje duhet te marrin pergjegjesite e tyre per pjesen e mbetur te sezonit, per te kthyer skuadren ne binaret e rezultateve pozitive!

Kam besim qe nje situate e tille do te kapercehet dhe ne fund te sezonit skuadra dhe une bashke do ti nenshtrohet nje analize te thelle per gjithçka sezoni prodhoi. Besimi i shperdoruar rruges ka demtuar arteriet e kesaj skuadre qe gjithsesi eshte nisur ne nje rruge per te shkuar ku e ka vendin!

Dinamo eshte nje marke e rende, nje fanelle me peshe specifike historike dhe gjithkush duhet ta kuptoje se ajo nuk e ka vendin ketu.

Si president i ketij klubi ne rrugen e investimeve madhore garantoj qe asgje nuk me lekund nga ideja dhe angazhimi im per ndertimin e Dinamos se madhe, kompetitive dhe produktive ne cdo aspekt. Asnje rryme periferike nuk mund ta cenoje kurrsesi presidentin dhe klubin ne kthimin e Dinamos se madhe!

Ftoj tifozerine ta vazhdoje ta mbeshtese kete skuader sepse Dinamo eshte shtepia jone e perbashket!”, shprehet në reagimin e tij numri 1 i Dinamos.

Tags: bardhiDinamo

të fundit

Përkujtohen 33 vjet nga aksidenti ajror në Ohër me 116 viktima

Sot, më 20 nëntor, shënohet 33-vjetori i një prej tragjedive më të rënda ajrore në historinë e Maqedonisë së Veriut.…

3 minutes ago

Dimovski: Zgjedhje nuk do të ketë, koalicioni OBRM-PDUKM-VLEN qëndron i fortë

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në kushte kur ekziston një…

3 minutes ago

IKSHPK appeal: Vaccinate children against measles, a potentially fatal disease

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëri thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit.“Fruthi, është një sëmundje shumë…

12 minutes ago

Zajkova: if the parents of the perpetrator in Ohrid helped, they must bear criminal responsibility; their identity does not interest me

Pres që Prokuroria Publike, ndoshta edhe Ministria e Punëve të Brendshme, por në këtë rast më shumë Prokuroria Publike, të…

12 minutes ago

Gjini publishes CBK data: household debts rise significantly, how are citizens coping with the cost of living?

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjeshme të kredive të ekonomive familjare në Kosovë dhe…

12 minutes ago

EULEX rejects claims that its police officers pointed weapons at Jakup Krasniqi’s family members

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) reagoi pas raportimit në disa media se pjesëtarët e…

13 minutes ago