sport

Dinamo kërkon “hakmarrjen” ndaj Partizanit, por Orges Shehi di si fitohet ndaj dinamovitëve

Dinamo – Partizani është një nga sfidat më interesante të javës së 23-të të Abissnet Superiore. Një duel mjaft i rëndësishëm për të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren, takim që do të luhet ditën e dielë në orën 17:00 në “Niko Dovana”.

Aktualisht dinamovitët vijnë pas dy fitoreve rresht në kampionat dhe janë të motivuar, ndërsa nga ana tjetër të kuqtë kanë dy barazime. Orges Shehi do të synojë fitoren ndaj “Bluve’, me timonierin e Partizanit që e di shumë mirë se si të marrë 3 pikët ndaj tyre.

Në 6 ndeshje që Shehi ka luajtur kundër Dinamos i aka dalë të sifgurojë 4 fitore, ndërsa është mposhtur në 2 të tjera. Ndërkohë nga krahu tjetër “Blutë” nuk ia kanë dalë ende të provojnë shijen e fitores ndaj demave në këtë sezon, pasi në dy takimet e para kanë marrë 1 humbje dhe një barazim.

Në Durrës skuadra e Mehmetit do të synojë “hakmarrjen” ndaj “djemve” të Shehit, teksa suksesi do të ishte i rëndësishëm për një vend në “Final – Four”.

të fundit

EMRAT/ Aksioni kundër Call-Center te kullat e Tiranës, GJKKO jep masat për 8 të akuzuarit

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masat arrest me burg për aksionin ndaj Call-Center-ave, për 6 personat e dyshuar që…

15 minutes ago

Alba për Limin: Ka mbetur duke e bërë Big Brother-in me masazhe dhe duke u lëpirë

Alba Pollozhani po vazhdon lojën e saj me Lim Hotin në Big Brother VIP Kosova 4. Ajo është parë e…

25 minutes ago

Debate dhe tensione/ Mbyllet seanca plenare pas vetëm 30 minutash

Ka nisur me tensione sesioni i ri parlamentar për vitin 2026, por është mbyllur në vetëm 30 minuta. Që në…

31 minutes ago

“Mos provoko qytetarët”/ Berisha në Kuvend: Po të jetë burrë, le të vijë Rama, mos të fshihet

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se qeveria po mbron një personazh që është bërë famoz në botë për vjedhje…

34 minutes ago

Gazment Bardhi kërkon largimin e Ballukut nga salla e Kuvendit, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren

Ka nisur me tensione seanca e parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2026. Deputetët e PD-së me në…

46 minutes ago

“Apokalips dëbore” në Rusi: qytete të varrosura nën metra borë

Reshjet ekstreme të borës në gadishullin Kamçatka, në lindjen e largët të Rusisë, kanë shkaktuar një situatë emergjente, duke paralizuar…

47 minutes ago