Dinamo ka bërë të ditur se Ardi Kabashi do t’i bashkohet skuadrës gjatë këtij sezoni në detyrën e videoanalistit. Klubi kryeqytetas e prezantoi afrimin e ri përmes rrjeteve sociale, ku e cilësoi Kabashin si “ekspert” në fushën e tij.
Kabashi zotëron licencën UEFA A për trajner dhe vjen te Dinamo pas një eksperience gjashtëvjeçare te Ballkani, klub i Superligës së Kosovës. Gjatë qëndrimit atje, ai ka qenë pjesë e stafit teknik dhe është angazhuar në analizën dhe përgatitjen e ekipit.
None found
Për tre sezone, Ardi Kabashi ka punuar në krah të trajnerit Ilir Daja. Ky bashkëpunim do të vijojë tashmë në Superiore, me të dy që do të jenë pjesë e stafit të Dinamos.
Përvoja e tij në analizën tekniko-taktike, si edhe njohja me filozofinë e punës së Dajës, pritet të përbëjnë një vlerë të shtuar për “blutë” e kryeqytetit. Për këtë arsye, afrimi i Kabashit mund të konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për stafin teknik të skuadrës.
Klubi i Futbollit Dinamo i ka uruar mirëseardhjen Ardi Kabashit në familjen dinamovite.
Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…
Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…
Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…
Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…
Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…
Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027“Abissnet Superiore” mbyll sot dhe nesër fazën e parë të kampionatit, ndërsa pikërisht këtë të mërkurë do…