sport

Dinamo aktiv në merkato, “Nëndetësja Blu” njofton afrimin e 1 lojtari dhe largimin e 2 të tjerëve

“Nëndetsja Blu” e Dinamo City po vazhdon me goxha ritme intensive, punën në merkato si në afrime ashtu edhe në largime, teksa së fundmi “Bluve” të kryeqytetit i është bashkuar sulmuesi Ardit Tahiri nga Drita e Kosovës.

Njoftimi për tifozët është bërë me anë të një postimi, të publikuar, në profilet zyrtare të klubit, në rrjetet sociale, me “Blutë” e Dinamos, që kanë njoftuar se se 21-vjeçari është pjesë edhe e përfaqësueses U21 të Kosovës.

Të lidhura

None found

“Ardit Tahiri është zyrtarisht “dinamovit”! 21-vjeçari i lindur në Vushtri, i cili vjen pas eksperiencës në superligën kosovare me ekipin e Dritës, ka firmosur ditën e sotme kontratën që bën zyrtarisht pjesë të skuadrës tonë në vijim. Tahiri i cili luan si sulmues qendre, është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21 dhe ditën e sotme iu bashkua menjëherë skuadrës në seancën stërvitore”,- shkruhet në postimin e Dinamos.

Ndërkohë sa u përket largimeve, gjatë kësaj të hëne fillimisht ka ndarë rrugët me klubin, anësori 22-vjeçar i mbrojtjes, Silvio Vokrri, të cilin bordi i “Nëndetëses Blu” e falenderon për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte lojtari i tyre.

“FC Dinamo City njofton mbylljen e bashkëpunimit me Silvio Vokrrin. Klubi e falenderon Vokrrin për kontributin e dhënë në skuadër dhe i uron suksese në vazhdimësi”,- thuhet në njoftimin e plotë të klubit.

Ndërkaq, i larguar tjetër është edhe “shkatërruesi” i mesfushës, Blendi Krasniqi, i cili është dhënë për huazim te skuadra e Gjilanit, me mesfushorin që do të luajë në kampionatin Kosovar deri në përfundim të këtij sezoni.

“FC Dinamo City njofton se ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Gjilanit, për huazimin e mesfushorit Blendi Krasniqi deri në përfundim të sezonit. Duke parë se në këtë pjesë të kampionatit, hapësirat për Krasniqin ishin të pakta, klubi ynë vlerësoi se rruga e duhur për rritjen e mëtejshme të lojtarit, ishte transferimi në skuadrën e Gjilanit, ku edhe mundësia për të luajtur do të jetë më e madhe”,- thuhet në njofimin e “Dinamovitëve”. /abcnews.al

Tags: dinamo city

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago