I intervistuar nga “Corriere dello Sport”, Federico Dimarco, foli për skuadrën e tij zikaltër dhe synimet e ardhshme sezonale.
“Ne do të luftojmë për Scudetto. Ne punojmë për veten dhe ditë pas dite do të përpiqemi të dëshmojmë se çfarë vlejmë.”
None found
Inter ka gjetur një lojtar të rëndësishëm si Lukaku, por që rrezikon të humbasë Skriniar dhe për Dimarco, ata janë dy themele kryesore të Interit.
“Romelu është një sulmues i rëndësishëm që është i lumtur që është kthyer në një grup të shëndetshëm, të bukur dhe argëtues. Të gjithë e njohim Lukakun, ai dëshiron të punojë, është i fortë dhe shpresojmë që ai të na japë një dorë së bashku me sulmuesit e tjerë që kemi.
Skriniar? Ai është një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.
Do të jetë një kampionat i vështirë, i ndarë në dy pjesë, me një pushim të gjatë për Botërorin e Katarit. Do të duhet të përfitojmë. Ne duhet të jemi të përqëndruar dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë të jetë e mundur”, është shprehur anësori i Interit./h.ll/albeu.com
Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit të…
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin,…
Bashkimi Evropian po vijon përpjekjet për të çuar përpara procesin e zgjerimit, ndërsa Shqipëria renditet mes vendeve që konsiderohen pranë…
Besiktasi ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjet për të transferuar yllin e Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit…
Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të…
Padi penale për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të regjistrimeve të personave të tjerë me përmbajtje eksplicite seksuale janë ngritur kundër…