sport

Dikur cilësohej si ‘Cristiano Ronaldo i ardhshëm’, ish-legjenda e Man United tani ka mbetur pa ekip

Ish-sulmuesi i Manchester United, Nani, ka mbetur pa ekip pasi i është shkëputur kontrata. Portugezi kaloi tetë sezone në ‘Old Trafford’, duke bërë 147 ndeshje aty ku shënoi 26 gola dhe regjistroi 43 asistime.

Nani ishte pjesë e ekipit të Manchester United që fitoi katër tituj të Ligës Premier dhe mposhti Chelsean në 2008 për të fituar Ligën e Kampionëve.

Të lidhura

None found

Ai gjithashtu fitoi dy trofe të EFL Cup si dhe njëherë Kupën e Botës për Klube nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.

Ferguson e transferoi Nanin nga Sporting Lisbona në moshën 20-vjeçari dhe shumë prej tifozëve pritën që ai të ishtë zëvendësuesi afatgjatë i Cristiano Ronaldos për shkak të ngjashmërisë që kishin në stilin e lojës.

Portugezi u largua nga Unitedi në vitin 2015 në drejtim të Fenerbahces dhe është ende aktiv në futboll, por që momentalisht ka mbetur pa ekip.

Aventura e tij e fundit ishte në Turqi tek ekipi i Adana Demirspor së bashku me ish-sulmuesin e Manchester Cityt, Mario Balotelli, por që së fundmi kishte njoftuar që kontrata e tij me ekipin turk ishte shkëputur me efekt të menjëhershëm.

“Do të doja të njoftoja që se e kam ndërprerë kontratën time me Adana Demirspor Kulubu me efekt të menjëhershëm.

Do të doja t’i falenderoja tifozët për mbështetjen e tyre. Tani do të konsiderojë hapat e ardhshëm që do të marrë në karrierën time”, ka shkruajtur Nani në platformën X.

Nani me shumë mundësi do të tërheq interesim nga klubet amerikane këtë verë, që do të thotë se një rikthim i mundshëm në Angli momentalisht duket i pamundur./Telegrafi/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

5 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago