sport

Dikur bënte namin te Barcelona përkrah Messit, braziliani fiton gjyqin dhe 628 mijë euro

Ish-mbrojtësi i djathtë brazilian, Dani Alves, i cili luajti për Barcelonën dhe Juventusin, ka arritur një fitore të rëndësishme në gjykatat spanjolle, duke arritur të rikuperojë 628 mijë euro, një shumë që i ishte “mbajtur” për shkak të një mosmarrëveshjeje ligjore me ish-gruan e tij, Dinorah Santana.

Vendimi i Gjykatës së Katalonjës konfirmon se ish-futbollisti e ka respektuar plotësisht marrëveshjen për mbështetjen financiare të fëmijëve, të vendosur në vitin 2012, duke hedhur poshtë të gjitha akuzat për mosrespektim.

Mosmarrëveshja lindi nga një padi e iniciuar nga ish-gruaja e tij në vitin 2011, e cila pretendoi se Dani Alves nuk i kishte përmbushur detyrimet e tij financiare që nga ndarja.

Megjithatë, gjykata arriti në përfundimin se Dani Alves i kishte “respektuar” të gjitha angazhimet e përcaktuara në marrëveshje, duke urdhëruar dëmshpërblimin e plotë të shumës dhe duke dënuar Dinorah Santana-n me pagesën e shpenzimeve ligjore.

Por braziliani 42-vjeçar nuk është ende plotësisht i çliruar nga telashet, gruaja e re që e akuzon atë për përdhunim ka paraqitur një ankesë kundër anulimit të dënimit të tij.

Duke e rikthyer “filmin”, ish-lojtari i Juventusit ishte dënuar fillimisht me katër vjet e gjysmë burg për dhunë seksuale, vetëm për t’u liruar më 28 mars nga Gjykata e Apelit e Barcelonës, e cila nxori në pah mungesën e besueshmërisë së ankimuesit.

të fundit

Zjarr jashtë sallës së Kuvendit, përfshihet nga flakët fibra e transmetimit

Paraditen e sotme, një zjarr është regjistruar jashtë sallës së Kuvendit, ndërsa brenda vijonin tensionet dhe përplasjet. Flakët janë konstatuar…

7 minutes ago

Endrit Shabani betohet si Avokat i Popullit në Kuvend mes kaosit, një puthje edhe për opozitën (VIDEO)

Këtë të enjte, Endrit Shabani, është betuar si Avokat i Popullit në Kuvendin e Shqipërisë mes kaosit. Teksa opozita ka…

17 minutes ago

Kaosi në Kuvend/ Deputetët e PD ndezin flakadanë, Berisha: Sillini hajdutët këtu, Bardhi: E keni mbyllur Belindën në kasafortë

Seanca e kësaj të enjteje, është shoqëruar me debate, tensione dhe kaos, pasi deputetët e Partisë Demokratike, nuk kanë lejuar…

39 minutes ago

Përplasje të forta në Kuvend/ Shoqëruesi i Niko Peleshit futet i armatosur brenda në Kuvend (VIDEO)

Ditën e sotme, seanca plenare e Kuvendit ka nisur shoqëruar nga debate dhe tensione të forta mes mazhorancës dhe opozitës.…

47 minutes ago

Tensione në Kuvend, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren: Çojeni në burg Belinda Ballukun… (VIDEO)

Këtë të enjte, seanca plenare ende pa nisur është shoqëruar me tensione. Deputetë të Partisw Demokratike, kanë bllokuar Foltoren. “Çojeni…

54 minutes ago

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së/ Rama niset drejt Hagës: Uroj që në fillim të 2026 të jepet pafajësi për Thaçin

Këtë të enjte, në një lidhje live në llogarinë e tij “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka bërë me…

1 hour ago