Categories: sport

Diego Longo: Trajneri jam unë, presidentit s’i pëlqejnë zgjedhjet e mia

Diego Longo mund të largohet nga Kukësi. Trajneri italian ka folur pas humbjes së djeshme kundër Teutës dhe qartazi kuptohet se ka pasur tentativa për ndërhyrje në përzgjedhjet e tij.

Mes të tjerash, në deklaratën e dhënë për “Panorama Sport” ai shprehet: “Presidenti nuk është i kënaqur me përzgjedhjet e mia, atëherë edhe shanset për të qëndruar janë të vogla.

Të lidhura

None found

E përsëris, e falënderoj atë për konfidencat dhe besimin që më dha, si edhe mundësinë që të vija këtu. Por, mendoj se për të pasur rezultate të mira dhe të mëdha duhet të punojmë së bashku gjithmonë dhe pa pasur dyshime te puna e njëri-tjetrit.

Presidenti është president dhe në çdo vend ndodh kjo, ku ka të drejtën e mendimit të tij dhe unë e respektoj. Megjithatë, unë jam trajneri dhe i shoh çdo ditë në stërvitje, i përgatis dhe e di kush është gati për të luajtur.

Në këtë moment i rëndësishëm është ekipi jo pozicioni im. Është e vështirë ta pranoj diçka të tillë pas këtij rezultati dhe kësaj ndeshjeje. Pozicioni im do të shihet orët e ardhshme. Mendoj se duhet të rregullojmë diçka dhe nëse nuk rregullohet atëherë është e vërtetë që do të lëviz”. /albeu.com/

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

33 minutes ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

39 minutes ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

3 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

3 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

3 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

3 hours ago