Di Maria tek Juventus? Një tjetër sinjal nga futbollisti argjentinasShare Button Gazeta BlicTifozët e Juventusit të etur për të parë Angel Di Maria në fanellën bardhezi sezonin e ardhshëm, iu dha një nxitje pas aktivitetit të tij në rrjetet sociale të premten.
“Zonja e Vjetër” lansoi fanellën për 2022-23 dhe ndër ata që ‘pëlqeu’ postimin në Instagram ishte Di Maria.
Disa kanë sugjeruar se kjo do të thotë se ai do të veshë fanellën sezonin e ardhshëm. Di Maria i skadon kontrata me Paris Saint-Germain në fund të sezonit dhe është lidhur shumë me një lëvizje te specialistët e transferimeve të lira, Juventus.
Lojtari argjentinas së fundmi tha se nuk është i sigurt nëse kampionët francezë duan ta mbajnë atë në edicionin e ardhshëm, por se ai dëshiron të mbetet në Evropë pavarësisht.
Di Maria u transferua për herë të parë në Evropë në vitin 2007 kur iu bashkua Benfica-s nga Rosario Central. Në vitin 2010, ai u nënshkrua nga Jose Mourinho në Real Madrid, ku qëndroi për katër sezone, duke fituar Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të fundit.Pas një sezoni të vështirë me Manchester United, ai u transferua te PSG ku është që nga viti 2015.
Këtë të mërkurë, kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie, 30 personat e arrestuar nga megaoperacioni…
Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi të reja nga Florida, ku shfaqet në super formë dhe…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka caktuar datën 25 shtator, ora 11:00, për zhvillimin e…
Dua Lipa ka ndezur rrjetin me një fotografi të re ku shfaqet duke mbajtur në dorë modelin më të ri…
Pas një periudhe në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave mbi marrëdhënien me ish-partnerin Fero, modelja Arbenita Ismajli rikthehet…
Aktorit dhe regjisorit Justin Baldoni i janë shtuar akuza të reja përpara gjyqit të bujshëm me Blake Lively, i planifikuar…