Duket se ka ardhur koha që Angel Di Maria të luajë për një tjetër klub të madh evropian. Në fund të sezonit, Di Marias i skadon kontrata me PSG-në.
Edhe pse 34 vjeç, argjentinasi është ende ndër më të mirët në pozicionin e tij dhe nuk do të shqetësohet për të ardhmen e tij. Ai tashmë ka një ofertë serioze në tavolinë dhe angazhimi i tij i ri është afër realizimit.
Nëse duhen besuar informacionet nga Italia, klubi i ri i Di Marisë do të jetë Juventusi dhe me një “like” në Instagram, anësori konfirmoi edhe transferimin e mundshëm në radhët e “zonjës së vjetër”.
Juventus ka publikuar fanellën për sezonin e ardhshëm, ndërsa interesant është fakti se Di Maria ishte në grupin e lojtarëve që klikuan “Më pëlqen” në kompletin e ri të fanellave të “Bianconerëve”.
Klubi torinez sigurisht që është shumë i interesuar për 34-vjeçarin argjentinas dhe tashmë janë vendosur kontakte me menaxherin Georges Mendes.
Sipas disa informacioneve, ai do të kishte një pagë prej 7 milionë euro plus bonuse në vit, por nuk dihet kohëzgjatja e kontratës.
“Ideja ime është të luaj edhe një vit në Evropë dhe të përgatitem për Kupën e Botës dhe më pas të kthehem në Argjentinë”, tha Di Maria pak ditë më parë.
Një nga anësorët më të mirë të brezit të tij në “kontinentin e vjetër” luan prej 15 vitesh. Më parë ka veshur fanellat e Benfica-s, Real Madridit dhe Manchester United-it. /albeu.com/
Pjesa e parë e sfidës Serbi – Angli foli qartë për “Tre Luanët”, të cilët shënuan dy herë brenda pak…
PPE-ja nuk mund të mbyllë sytë ndaj asaj që po ndodh në Serbi, tha për Euronews kreu i PPE-së, Manfred…
Ish-fermerja Alba Pollozhani zbuloi më shumë detaje për eksperiencën në Ferma VIP. E ftuar në një studio televizive Pollozhani mohoi…
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Letoni në "Air Albania". Kuqezinjtë udhëheqin 1-0 ndaj ndaj Letonisë. Mesfushori Kristjan Asllani…
Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video…
Kombëtarja e Shqipërisë ka zhbllokuar sfidën në 1-0 ndaj Letonisë. Mesfushori Kristjan Asllani nga pika e bardhë e penalltisë çoi…