Autoritetet franceze të futbollit kanë përjashtuar Paris FC dhe Lyon nga Kupa pasi ndeshja mes dy palëve u anullua pas dhunës së tifozëve.
Ndeshja e fundit e raundit të 64 në Kupën e Francës u pezullua kur tifozët u përleshën me njëri-tjetrin, pushtuan fushën dhe hodhën fishekzjarrë në pjesën e parë, kur rezultati ishte i barabartë në 1-1.
None found
Dhe në vend që të caktonte ndeshjen në një datë të mëvonshme, komiteti disiplinor i Federatës Franceze të Futbollit (FFF) vendosi të hënën të përjashtojë skuadrat nga gara.
Paris FC, i cili luan në Ligue 2, u gjobit me 10,000 euro, ndërsa Lioni i ligës së parë u gjobit me 52,000 euro.
Vendimi do të thotë se Nice, e cila duhej të përballej me fituesin në raundin tjetër, i është dhënë një vend automatik në 16-shen e fundit. /albeu.com
Inflacioni po rritet përsëri. Enti Shtetëror i Statistikave regjistroi një rritje të kostos së jetesës në tetor të këtij viti,…
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi thekson se stabiliteti dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend duhet të ruhen me çdo…
Robert Duka, rezulton të ketë një të kaluar kriminale edhe në Greqi. Në vitin 2010, ai ishte arrestuar së bashku…
Skandali që përfshin drejtuesin ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe një grua që agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se është…
Kina ka regjistruar një suficit tregtar rekord prej 1.04 trilion dollarësh në 10 muajt e parë të vitit 2026, duke…
Fede Valverde ka ngritur alarmin te Real Madridi, pasi ka pranuar se nuk është në gjendjen më të mirë fizike…