Kampionati U-21 ka degjeneruar në dhunë mes lojtarëve. Gjatë ndeshjes së sotme mes Erzenit dhe Partizanit futbollistët janë përleshur me njëri-tjetrin.
Për pasojë, policia thotë se janë lënduar dy futbollistë të Partizanit, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 14:00, në fushën sportive “Tofik Jashari”, është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.
Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.
Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve.
Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Nga ekzaminimi mjeko-ligjor i kryer mbi trupin e Marjola Nakolecit është zbuluar se 36-vjeçarja ka gjetur vdekjen nga plagët e…
Hyrja në shumë vende turistike zakonisht kërkon pagesë, por ka edhe destinacione ku mund të vizitoni atraksione të mrekullueshme pa…
Futbolli shqiptar ka humbur një tjetër figurë të njohur. Bujar Tafaj, ish-portieri i Tiranës dhe një emër i respektuar i…
Kinematografia spanjolle është në zi pas ndarjes nga jeta të aktores së njohur Verónica Echegui, e cila ndërroi jetë të…
Pak javë pasi u zbulua identiteti i të dashurës së këngëtarit Jozi, duket se edhe vetë partnerja e tij, Xhoana…
Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të tjera sa vjen…