Kur kanë kaluar pak më shumë se 2 vjet nga sulmi në zemër, Iker Casillas “ka rijetuar” edhe një herë frikën dhe makthin e keq, pasi është shtruar sërish me urgjencë në spital.
Më 28 prill, ish-portieri i Spanjës, Real Madrid dhe Porto-s po luante tenis (padel) me shokët e tij, kur ndjeu dhimbje të forta në gjoks. Kjo bëri që Casilla-s të shkonte menjëherë në një spital, nga frika se mos ishte një problem i ri në zemrën, pas atakut të dy viteve më parë. (raporton revista Hola).
None found
Kur mbërriti në qendrën shëndetësore, i shoqëruar nga një mik, Casillas ishte shumë i shqetësuar, pasi kishte frikën e një sulmi të ri në zemër.
Për fat të mirë nuk kishte asgjë serioze dhe pasi qëndroi një natë në urgjencë, Casillas u largua, duke i qetësuar të gjithë.
Ndërkohë, ditën e sotme, legjenda e kombëtares spanjolle ka postuar një foto në rrjetet sociale, të cilën e shoqëron me një mbishkrim: Miremengjesi! Sot është një kohë e bukur për të vrapuar!
Hyrja e Inida Gjata, e njohur ndryshe si Zhaku, dhe Kostana Morava ka sjellë jo pak dinamika dhe tensione brenda…
Ana Kallaku ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një postim të fundit, ku ka folur hapur për marrëdhënien me…
Paraditen e sotme, kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin…
Gjykata e Lartë, do të shqyrtojë më 28 maj rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndryshimin e masës…
BBC News, ka zbuluar identitetin e vërtetë të një prej kontrabandistëve më të fuqishëm të emigrantëve. Në një investigim të…
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me…