Skëndërbeu do të duelojë me Erzenin në “Egnatia Arena” për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 24-të të Superiores. Korçarët pas fitores me Kukësin do të tentojnë tashmë 3 pikët në transfertë, teksa nuk do ta kenë aspak të lehtë përballë shijakasve që githashtu janë të “etur” për pikë.
Ivan Gvozdenovic është me “dhimbje koke” para këtij dueli. Trajneri serb do të ketë mungesa të rëndësishme, ndërsa gjithashtu edhe lojtarë që janë në dyshime.
Mungon Randi Dumfur, i cili përfundoi në spital pas sfidës me Kukësin vaahdon të marrë mjekim dhe të jetë nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë tjetër mungesë është edhe ajo e Klevis Shaqes që gjithashtu ka probleme shëndetësore, ndërsa Dean Liço do të mungojë për shkak kartonësh.
Nga ana tjetër mbajnë pezull formacioni e korçarëve Ardit Nikaj dhe Rei Pecani. Të dy lojtaerët vijojnë të kenë probleme fizike dhe gjendja e tyre do të shihet deri para sfidës. Kjo shton “hallet” e Gvozdenovic, i cili me shumë gjasa do të duhet të “arnojë” formacionin ndaj shijakasve, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 13:30. /newsport.al/
Partia Demokratike do të zhvillojë të shtunën e 24 janarit protestën e radhës kombëtare. Bëhet me dije se tubimi do…
Kristjan Asllani po shqyrton variantet që ka për vazhdimin e karrierës së tij, teksa etapa te Torino tashmë duket e…
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur ditën e sotme shkarkimin e drejtorit të IEVP Durrës, Indrit Cërloj. Ky vendim…
Një rast i dhunës në familje është shënuar në Këlcyrë. Tre persona janë proceduar penalisht, pasi kanë marrë me dhunë…
Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, një bisedë e drejtpërdrejtë mes Labinot Rexhës dhe Limit ka tërhequr vëmendje,…
Këtë të mërkurë, gjatë një interviste në “News 24”, ish-kryepolici Shemsi Prençi, foli për arratisjen e Altin Ndocit nga spitali…