Provoi një kampionat të ri në karrierën e tij, por duket se “aventura” do të jetë e shkurtër. Ish-“gur themeli” i mbrojtjes së Juventus, Leonardo Bonucci u transferua me shumë bujë gjatë merkatos së verës, te gjermanët e Union Berlin, mirëpo në Bundesliga nuk po shkon asgjë siç duhet te skuadra kryeqytetase e për këtë aryse, “veterani” po kërkon një tjetër ekip, për ta mbyllur sa më mirë sezonin e fundit të karrierës së tij të gjatë futbollistike.
Një nga pistat më të përfolura, edhe nga mediat, është rikthimi i mundshëm në Serie A, me “Verdhekuqtë” e Roma-s, që kanë shprehur interesimin e tyre për “veteranin” italian, kjo për shkak të dëmtime të shumta, në prapvijë dhe mund t’i vijë goxha në ndihmë teknikut Jose Mourinho, mirëpo teksa të gjithë janë “pro” këtij transferimi, dikush ka dalë kundra.
None found
Më konkretisht janë disa e jo dikush, me “ultrasit” e klubit që janë totalisht kundër transferimit të 36-vjeçarit, në “Olimpico”, për shkak të karrierës së tij te Juventus. Për merkaton e janarit tifozët kërkojnë afrimin e gjermanit të “Çekanëve”, të West Ham, Thilo Kehrer, me këtë të fundit që është opsioni më i mundshëm, teksa vetë londinezët kërkojnë afrimin e Leonardo Bonucci-t, mirëpo gjithçka do të sqarohet më shumë gjatë merkatos së janarit. /abcnews.al
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…