sport

Dështim prej 65 milionë eurosh, PSG është gati të largojë pas 6 muajsh sulmuesin

Klubi i PSG po kalon një vit tranzicioni sa i përket projektit sportiv. Parisienët po mendojnë që sido që të shkojë situata me Mbape, të kenë një ekip me lojtarë të rinj premtues dhe kjo u kuptua që gjatë verës kur bënë shumë ndërhyrje duke afruar të rinj me emër në skenën botërore pasi u dhanë lamtumirën emrave si Nejmar e Mesi. Por jo të gjitha gjërat kanë shkuar siç duhet,

Një prej dështimeve të merkatos së kaluar është padyshim Gonçalo Ramos. Sulmuesi portugez u ble për 65 milionë euro dhe erdhi me bujë si numri 9 që i mungonte parisienëve, por rendimenti i tij la shumë për të dëshiruar. Futbollisti tashmë ka kaluar në plan të dytë, duke luajtur vetëm 5 minuta në më shumë se një muaj e gjysmë.

Edhe Kolo Muani, i blerë 90 milionë euro, nuk është shfaqur në nivelin e pritshëm, por të paktën ai po luan rregullisht. Ndaj në Francë bëjnë të ditur se PSG po mendon për largimin e tij vetëm 6 muaj pas firmës së tij nga Benfika. “L’Equipe:” insiston se në rast të një oferte të mirë në janar, Gonçalo Ramso mund të shitet menjëherë, pasi Luis Enrike ka krijuar bindjen se nuk është një futbollist i cili mund të bëjë diferencën në nivelet më të larta. /panoramasport/

të fundit

“Në shkurt do të shohim…”, Kurti: I gatshëm për bashkëpunim me opozitën për zgjedhjen e presidentit të ri

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me opozitën për çështjet që kërkojnë dy të tretat…

38 minutes ago

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një 9-vjeçari në 1997, arrestohet 59-vjeçari. Fshihej në Greqi

59-vjeçari, Kostandin Nishku alias Baki Duzha, është kapur në Greqi pasi akuzohet se ka vrarë një 9-vjeçar, në vitin 1997.…

41 minutes ago

Ina Bello shkarkohet si drejtoreshë e Tatimeve të Durrësit, shkak performanca e dobët

Drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello është larguar nga detyra. Bëhet me dije se Bello është shkarkuar nga detyra…

50 minutes ago

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

Sali Berisha tha PD se nuk do të ketë bashkëpunimi me PS lidhur me diskutimet për Komisionin e Posaçëm për…

1 hour ago

Rama u shfaq krah Ballukut në Divjakë, Berisha: Si i ‘vdekuri me të gjallin’, ofendon shqiptarët dhe u thotë: ‘Do ju plaçkit’!

Kreu i PD-së Sali Berisha në një dalje për mediat, reagoi pas shfaqjes së kryeministrit Edi Rama sot gjatë një…

2 hours ago

E zbulon Berisha, ja kur do të mbahet protesta e radhës e opozitës

Më 10 shkurt do të mbahet protesta e radhës e opozitës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i…

2 hours ago