Categories: sport

Deschamps: Thonë se favoritët jemi ne, është normale të kemi këtë status, e pranojmë dhe nuk na shqetëson

Deschamps e pranon rolin prej favoriteje të Francës në Europian, dhe predikon qetësi në vigjilje të 1/8-ve kundër Zvicrës në Bukuresht. Tekniku në fakt flet me shumë besim për skuadrën që ka në dispozicion.

“Tani rifillon gjithcka nga zero, është si te niste një turne i ri. Ndërkohë objektivin e parë e arritëm, jemi të kënaqur që përfunduam grupin në vendin e parë, pasi nuk ishte e lehtë. Grupi ishte i komplikuar, dhe Hungaria tregoi se ishte në lartësinë e duhur, dhe kushtet klimatike ishin të vështira me gjithë këtë të nxehtë, por ne dolëm mirë dhe jam i kënaqur”.

Të lidhura

None found

“Nuk kanë munguar dëmtimet për Francën, Dembepe është kthyer në shtëpi dhe edhe alternativa e mundshme, Marcus Thuram është jashtë. Por probleme ka mbi të gjitha në të majtëtë mbrojtjes, pasi Digne është i padisponueshëm për një problem muskular, dhe Hernandez mbetet në dyshim. Kundër Portugalisë u përshtat Rabiot që pritet të luajë në atë pozicion edhe kundër Zvicrës. Në Francë ka patur polemika për gjithë këto dëmtime, por Deschamps ja dedikon rastësisë”.

“Ka shumë intensitet si në ndeshje ashtu edhe në stërvitje. Nuk mungojnë përplasjet edhe kur punojmë mes nesh. Për fat të keq problemet na kanë goditur në të njëjtin sektor, por i besoj plotësisht Rabiot. Bëhet fjalë për rastësi, janë gjëra që ndodhin, dhe unë kam besim të  plotë te stafi mjekësor”.

Një mendim edhe për Zvicrën , kundërshtarin e radhës me Deschamps që e di mirë se nuk duhet ta nënvlerësojë në asnjë mënyrë.

” I njohim mirë helvetet, kanë një potencial sulmues shumë interesant me Seferovic, Embolo dhe Shaqirin. Për më tepër dinë si t’ju përshtaten kundërshtarëve. Kanë një lojë sulmuese shumë të vecantë, nuk duhet ti nënvlerësojmë. Duhet të japim maksimumin për të dalë nga kjo ndeshje me buzëqeshje”.

Shumë trajnerë përpiqen ta evitojnë etiketën e favoritëve të turneut, pasio shton presionin mbi skuadrën por jo Deschamp, Franca e tij është kampione e botës dhe kaq mjafton.

“Të gjithë thonë se favoritët jemi ne, është normale të kemi këtë status, e pranojmë dhe nuk na shqetëson. Por dicka tjetër është në letër dhe dicka tjetër fushë, e di që kundërshtarët janë në lartësinë e duhur dhe e thashë edhe para se të përballeshim me Hungarinë, që asnjë nuk e merrte në konsideratë por që sapo e kishte bërë të vuante Portugalinë”.

të fundit

Protestë në Shkup pas vrasjes së 17-vjeçares Biljana Kiriq, kërkohen përgjegjësi dhe ndryshime ligjore

Në Shkup u protestua pas tragjedisë në Bogdancë, ku humbi jetën 17-vjeçarja Biljana Kiriq, pasi u vra nga i dashuri…

21 seconds ago

Zidane: Mbappe e meritonte Topin e Artë njësoj si Harry Kane

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, ka dalë në mbështetje të Kylian Mbappes pas zhgënjimit të këtij të fundit në…

1 minute ago

VIDEO/ Maldini Kacurri shënon për Grimsby Town dhe mban gjallë shpresat në FA Cup

Maldini Kacurri ka shënuar golin e parë për Grimsby Town, në ndeshjen që këta të fundit po luajnë me Stafford,…

19 minutes ago

Drenica i merr pikë Dritës, kampionët ndalen në barazim

Kampioni i Kosovës Drita ka lëshuar prapë pikë, këtë herë në udhëtim te Drenica, në kuadër të xhiros së 13-të…

19 minutes ago

Prishtina triumfon në transfertë ndaj Vushtrrisë dhe thellon shkëputjen në krye

Prishtina i ka marrë pikët e plota në udhëtim te Vushtrria, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e…

26 minutes ago

Sulmet ruse ndaj ekonomisë ukrainase shtohen përpara bisedimeve të paqes

Rusia po godet sistematikisht ekonominë e Ukrainës me sulme ndaj centraleve elektrike, fabrikave, porteve dhe hekurudhave. [...]Read More...

26 minutes ago