Categories: sport

Deschamps pritet të bëjë tri lëvizje në formacionin e Francës për sfidën me Irakun

Didier Deschamps besohet se po përgatit tre ndryshime në 11-shen startuese të Francës për ndeshjen e radhës në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026.

Pas suksesit 3-1 ndaj Senegalit në Filadelfia, ku kapiteni Kylian Mbappe realizoi dy herë, “Gjelat” e nisën me fitore rrugëtimin e tyre në grup. Sidoqoftë, edhe pse morën tre pikët, francezët u kritikuan nga mediat vendase për lojën sulmuese të treguar në pjesën e parë, e cila u vlerësua pa ritëm dhe pa mjaftueshëm krijimtari.

Të lidhura

None found

Në këtë kuadër, përzgjedhësi francez mund t’i japë një rast nga minuta e parë anësorit ofensiv të Paris Saint-Germain, Bradley Barcola. Nëse kjo ndodh, ai do të regjistrojë startin e parë në një Kupë Bote. Ky opsion po merret në konsideratë pasi Desire Doue nuk arriti të lërë përshtypje me paraqitjen e tij në pjesën e parë kundër Senegalit.

Sipas mediumit francez L’Equipe, stafi teknik po shqyrton nxjerrjen e Doue nga formacioni bazë dhe futjen e Barcolas, i cili pritet t’i japë më shumë gjallëri repartit ofensiv falë shpejtësisë dhe depërtimeve të tij.

Megjithatë, ndryshimet nuk mbarojnë vetëm me këtë ndërhyrje. Për t’i shtuar më shumë ide dhe krijimtari sulmit, Michael Olise mund të aktivizohet në rolin e organizatorit prapa sulmuesit, ndërsa Ousmane Dembele do të kalonte në pozicionin e tij natyral në krahun e djathtë.

Lëvizje mund të ketë edhe në prapavijë dhe në mesfushë. Lucas Digne, mbrojtësi i Aston Villas, konsiderohet kandidati kryesor për të marrë vendin e Theo Hernandez në anën e majtë të mbrojtjes. Po ashtu, mesfushori i Romës, Manu Kone, pritet të nisë ndeshjen përkrah Adrien Rabiot në qendër të fushës.

Këto plane pasqyrojnë alternativat e shumta që Deschamps ka në dispozicion, teksa synon të rrisë nivelin e paraqitjes së skuadrës dhe të vazhdojë ecurinë pozitive në Kupën e Botës 2026.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

5 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

5 hours ago