Qendërmbrojtësi shqiptar, Kastriot Dermaku, u largua përfundimisht nga Parma në këtë merkato për të vijuar karrierën e tij futbollistike në radhët e Leçes në Serie-B.
Për Dermakun ishte një rikthim në radhët e verdhekuqve, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Leçes në formë huazimi nga emilianët.
None found
“Unë jam në fund të rikuperimit nga dëmtimi, pas disa javësh do të jem në të njëjtin nivel me shokët e mi të skuadrës. Kampionati i Serisë B është i vështirë këtë vit pasi shumë skuadra janë forcuar.
Parma, Monza, Krotone dhe Benevento do të synojnë të ngjiten në Serinë A, ne do të bëjmë çmos që të arrijmë sa më lart. Të kthehesha te Leçe ishte një zgjedhje e përbashkët, jam i lumtur që kthehem. Dua të tregoj vlerat time. Unë nuk jam një lojtar i dëmtuar, nuk kam pasur kurrë ndonjë problem te Kosenza apo te Parma.
Një transferim i përhershëm? E kërkova unë, është e rëndësishme të ndiheni pjesë e projektit të një klubi. Doja të kthehesha përfundimisht dhe të ndihesha pjesë e këtij projekti dhe këtij mjedisi.
Sezoni i Leçes? Skuadra i ka të gjitha kushtet për të bërë mirë, e kemi nisur keq kampionatin, por duhet të mësojmë nga gabimet”.
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…