sport

“Derisa vdekja të na ndajë”, Shakohoxha tallet me shtatë mandatet e Dukës: Punon pa rrogë, si Nënë Tereza

Dritan Shakohoxha, gjatë një prononcimi për emisionin Të Paekspozuarit”, ka folur për Presidentin e FSHF, Armand Duka, i cili tashmë është në mandatin e shtatë dhe punon pa rrogë, për të mirën e kombit.

Duka tha se duhen edhe shtatë mandate të tjera që Duka të dorëzojë Federatën dhe se vetëm “vdekja” mund ta ndajtë atë nga FSHF.

Të lidhura

None found

“Me e thënë me humor, me batutë, mos ta marrim në mënyrë tragjike, thua që janë shtatë mandate, mendoj se duhen shtatë të tjera, që ta dorëzojnë federate. Keni dëgjuar që bëhet martesa, derisa vdekja të na ndajë. E vetmja gjë që mund ta ndajë, vdekja.

Tani po e them për batutë, bletët në koshere kanë një mbretëreshë që jeton 2 vjet dhe pastaj ose tërhiqet ose bletët e izolojnë dhe e ngordhin. Kryetari shoqatës së bletëve te ne ka 8 vjet dhe do të kandidojë prapë.

Rasti i Presidentit të FSHF, po thyen rekordet edhe të Nënë Terezës që punoi falas. Ky njeri punon pa lekë, sakrifikohet vetë. Pa rrogë është, nuk ka rrogë. Punon falas po të them.

Më tha një njeri i futbollit, aman thuaji të ketë mëshirë për futbollin, mos të punojë falas, ta lërë këtë punë”, tha Shakohoxha.

të fundit

Vlorë/ Shpërndanin kokainë e kanabis te adoleshentët, në pranga një 17-vjeçar, procedohet i mituri

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike është goditur në qytetin e Vlorës, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin…

14 minutes ago

Irani reagon zyrtarisht pas dështimit të negociatave: Bisedimet u ndërprenë për këto çështje

Bisedimet e paqes midis Iranit dhe SHBA-së u ndërprenë për shkak të një “hendeku midis mendimeve tona mbi dy ose…

53 minutes ago

“Mosmarrëveshje mbi Hormuzin dhe teknologjinë bërthamore”/ Çfarë u zbulua nga delegacioni iranian pas dështimit të bisedimeve: Amerikanët kërkuan…

Pas dështimit të negociatave që zgjatën më shumë se 21 orë në Islamabad, kanë ardhur edhe reagimet e para nga…

1 hour ago

Pas 21 orësh bisedime në Islamabad, dështojnë negociatat e SHBA me Iranin, Vance: S’ka marrëveshje

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se negociatorët amerikanë po largohen pa një marrëveshje paqeje nga Pakistani. Duke folur pas…

1 hour ago

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më…

2 hours ago

Horoskopi 12 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Xhelozia dhe posesivitet ka rrezik t’iu prishe pune gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Here pas here do…

10 hours ago