Tirana dhe Partizani luajnë të dielën në orën 19:00 në “Air Albania” derbin e kryeqytetit për javën e 15-të në Superligë. Përballja do jetë e 199 mes tyre në histori, në të gjitha kompeticionet.
Në prag të derbi duket se situata është e tensionuar në kampin bardheblu. Drejtuesit kanë vendosur të pezullojnë mesfushorin Ardit Hila. Shtypi i shkruar bën me dije se për shkak të tensioneve me tifozët në sfidën kundër Kukësit, Hila nuk është pjesë e ekipit të parë duke mos u lejuar as në dhomat e zhveshjes.
Lojtari stërvitet veçmas dhe as dje nuk ishte në përgatitje me Tiranën, duke mos u përjashtuar një shitje e tij e mundshme në janar. Kjo është hera e dytë që brenda muajit lojtari pezullohet.
Hera e parë ishte në derbin e fazës së parë kundër Partizanit. I zëvendësuar në minutën e 67-të, elbasanasi nuk shkoi në stolin e ekipit, por u fut në dhomat e zhveshjes duke sjellë një situatë të tensionuar. Tanimë konflikti me tifozët e Kukësit bëri që Tirana të marrë sërish masa për Hilën./albeu.com
Një 42-vjeçar, është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për kontroll të…
Blogerja e njohur shqiptare, Rina Maloku, është rikthyer së fundmi në rrjetet sociale pas një mungese të gjatë, duke sinjalizuar…
Thashethemet se Fedez po bëhet baba për herë të tretë po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse. Sipas thashethemeve, partnerja e…
Ditën e sotme, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi në Kuvend t’i përgjigjej Toni Gogut,…
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka shpërthyer kundër Berishës, ndërsa pohoi se ky i fundit duhet të…
Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Parlament akuzoi mazhorancën socialiste se po bllokon drejtësinë, duke mos…