Ballkani dhe Prishtina kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen derbi të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligë.
Ka qenë një ndeshje shumë e bukur me duele shumë të forta nga të dyja skuadrat.
Gjithsesi nuk munguan as rastet e mira shënimi, me Ballkanin që kishte iniciativën dhe rrezikoi me Walid Hamidin e Albin Berishën, por pa sukses.
Të vetmin rast për mysafirët e kishte Drilon Islami, por goditja e tij nga distanca u bllokua nga Qëndrim Zyba.
Me rezultatin e pastër 0-0 dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve.
Ballkani e nisi edhe më mirë pjesën e dytë duke rrezikuar më shumë, derisa Edvin Kuc goditi shtyllën.
Rastin më të mirë për kryeqytetasit e kishte Leotrim Kryeziu, por edhe pse i vetëm me portierin vendas nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.
Në një moment futbollistët e të dyja skuadrave u përfshinë në një kacafytje, ku gjyqtari ndëshkoi me karton të verdhë Gentrit Halilin e vendasve dhe Muhamed Useinin e mysafirëve.
E për shkak të protestave, me karton të kuq u ndëshkua edhe trajneri Ilir Daja.
Deri në fund përkundër disa rasteve të mira shënimi, gola nuk pati dhe dy skuadrat morën nga një pikë nga kjo ndeshje derbi që përfundoi baras.
Ballkani mbetet në krye të Superligës me 39 pikë, derisa Prishtina mbetet në pozitën e pestë me 26 pikë. /Telegrafi/
Publikimi në rrjetet sociale i një videoje nga personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, ku shfaqej motra e…
Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka prekur edhe përdorues në Shqipëri.…
Një sipërmarrës italian 54-vjeçar nga Camposampiero humbi jetën në muajin dhjetor në QSUT në Tiranë, pasi kishte kryer një ndërhyrjeje…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se opozita nuk do të vijë në pushtet me dhunë po vetëm…
Një fëmijë 4-vjeçar në Vlorë ka ndërruar jetë ditën e premte pasi ishte paraqitur pa shenja jete në spital. Familja,…
Janë mbyllur sot kërkimet me gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha…