Categories: sport

Derbi i Mançesterit, Sergio Aguero tregon parashikimin e tij

Sergio Aguero ka bërë parashikimin e tij për ndeshjen Manchester United – Man City në Premier League, që do të luhet të dielën, më 29 tetor.

Dy gjigantët anglezë janë planifikuar të përballen në Old Trafford në atë që do të jetë derbi i parë i Mançesterit për sezonin 2023/24.

Të lidhura

None found

Përballja vjen në një kohë kur United po kërkon të rikthehet në rrugën e duhur pas një fillimi zhgënjyes të sezonit. Pasi kanë pësuar 4 humbje në 9 në ndeshje në  Premier Ligë, megjithatë, Djajtë e Kuq janë dukur se kanë ndryshuar marsh në ditët e fundit.

Ata kanë fituar ndeshjet e radhës në Premier Ligë kundër Burnley dhe Sheffield United.

City, ndërkohë, ka qenë mbresëlënës deri më tani, duke fituar shtatë nga nëntë ndeshjet e para të sezonit dhe ndodhet në vendin e dytë në renditje me 21 pikë.

Ndërsa City është favorit për të fituar derbin e Mançesterit këtë të diel, sipas Manchester Evening News, Aguero ka parashikuar një përballje të vështirë në Teatrin e Ëndrrave.

Sipas sulmuesit legjendar, forma do të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e fituesit të ndeshjes.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Forma do të ketë rëndësi me siguri, por City do të ketë një paraqitje të mirë. Unë nuk mendoj se United ka qenë ndonjëherë i dobët.

“Ata kanë pasur gjithmonë lojtarë të mrekullueshëm dhe gjithmonë e kanë treguar atë aftësi për të rikuperuar nga periudhat e këqija dhe për t’u rikthyer në garë”, tha ai për Stake.

“Derbit janë ndeshje speciale, gjithmonë. Janë eksperienca mjaft intensive”, shtoi ai./albeu.com

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

56 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago