Categories: sport

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola, Drita dhe Gjilani ndahen me nga një pikë

Drita dhe Gjilani nuk prodhuan fitues në përballjen e vlefshme për javën e gjashtë të Superligës së Kosovës, teksa derbi përfundoi me rezultatin 0-0.

Të lidhura

None found

Të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar, por asnjëra nuk arriti t’i konkretizonte rastet e krijuara.

Gjatë pjesës më të madhe të takimit, Drita u shfaq më kërkuese dhe regjistroi mbi katër goditje drejt portës, megjithatë nuk gjeti dot rrugën e rrjetës.

Gjilani u mbështet kryesisht te kundërsulmet, me synimin për ta befasuar kampionin, por tentativat e saj nuk dhanë rezultat.

Si rrjedhojë, derbi i Gjilanit u mbyll pa gola, ndërsa të dy klubet morën nga një pikë.

Gjilani renditet i treti me 11 pikë, ndërsa Drita ndodhet në vendin e gjashtë me tetë pikë. Megjithatë, Drita ka zhvilluar një ndeshje më pak se “Skifterët”.

të fundit

Gjermania fiton 3:1 ndaj Serbisë në Beograd, Gruda shënon në debutim

Gjermania ka shënuar fitore 3:1 ndaj Serbisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, duke e mbajtur gjallë garën për një…

2 minutes ago

Brajan Gruda vlerësohet si më i miri në fitoren e Gjermanisë kundër Serbisë

Gjermania ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Serbisë, duke e mposhtur me rezultat 3-1 në një ndeshje ku dominoi…

3 minutes ago

Seanca ndërpritet pas rreth 12 orësh për mungesë kuorumi, pa votim për rezolutën e energjisë dhe Projektligjin për Dhomat e Specializuara

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë vazhdimin e seancës së sotme për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm…

12 minutes ago

SHBA pezullon fluturimet në mbarë vendin pas një defekti në komunikimin e kontrollit ajror

Autoritetet e aviacionit në Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar pezullimin e fluturimeve në të gjithë vendin, pas një problemi komunikimi…

15 minutes ago

Valbona Selimllari flet për rolin e vjehrrës: Nusen do ta respektoj, por s’mund të më detyrojnë ta dua

Valbona Selimllari e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ka folur hapur për marrëdhënien me fëmijët, dashurinë dhe mënyrën se…

15 minutes ago

Neutralizohet një pajisje shpërthyese artizanale në qendër të Dublinit gjatë samitit të liderëve të BE-së

Një pajisje shpërthyese artizanale, por funksionale, është gjetur dhe neutralizuar në qendër të Dublinit, në një kohë kur kryeqyteti irlandez…

15 minutes ago