sport

Derbi i 200-t mes Partizanit dhe Tiranës, dy ekipet vijnë me risi në ndeshjen e sotme

Kryeqyteti mbërthehet nga “ethet” e derbit, luhet sfida e përjetshme Partizani-Tirana. Pas Kombëtares, kjo është sfida e vetme e futbollit shqiptar që mund të jetë e “denjë” për “Air Albania”, është nga të paktat sfida që prodhon emocione të forta dhe josh tifozë, kjo ishte arsyeja kryesore pse kjo sfidë u s’postua kaq gjatë, vetëm që tifozët të kishin mundësi ta shijonin në kryeqytet, në këtë impiant modern.

Derbi nuk zhgënjen as këtë herë, në stadium priten të jenë mbi 10 mijë tifozë për të shijuar këtë sfidë jubilare pasi është përballja e 200 mes dy klubeve emblematike të futbollit shqiptar.

Të lidhura

None found

Derbi nuk është kurrë një sfidë e radhës, pavarësisht se formula e zbut disi, i zbehu pak emocionet, lojtarët, stafet, por mbi të gjitha tifozët kërkojnë me çdo kusht suksesin në derbi, në këtë pikë nuk ka kompromis. Kjo përballje e parë sezonale vjen disi ndryshe, pasi të dy klubet ndryshuar trajner përpara pauzës që solli Kombëtarja.

Me Shehin të pezulluar, Tirana vendosi të ul Ahmataj në stol, ndërsa Partizani shiti Zoran Zekic duke i besuar për momentin stolin drejtorit sportiv, Arbër Abilaliaj dhe stafit tjetër teknik. Të dy ekipet vijnë në këtë derbi pas fitoreve në sfidat e fundit, Tirana mposhti Vllazninë në klasike me një gol në minutën e 97-të, ndërsa Partizani mposhti Kukësin me rezultatin e thellë 4-3. Me 13 pikë në 7 ndeshje, Tirana renditet në vendin e tretë, dy pikë më shumë se Partizani, por të kuqtë kanë një ndeshje më pak.

të fundit

Kerjota realizon golin e dytë sezonal në Skoci, debutimi me Kombëtaren mbetet në pritje

Sabah Kerjota Sabah Kerjota ka gjetur golin e tij të dytë sezonal në ndeshjen që skuadra e tij Hearts po…

2 minutes ago

Edi Paloka on Elisa Spiropali: she seemed to me like an abandoned wife begging her husband to return and would forgive him

Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi akuzat e Elisa Spiropalit ndaj qeverisë,…

9 minutes ago

A “mini-moon” is orbiting Earth – what to expect in December

Toka ka aktualisht një shoqërues të përkohshëm në hapësirë. Një asteroid i vogël, me diametër rreth dy metra, është kapur…

10 minutes ago

MP Kraki speaks out in Brussels for equal standards on Kosovo’s European path

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka kërkuar në Bruksel që Kosova të trajtohet me standarde të barabarta në procesin…

10 minutes ago

Young people from all Albanian regions gathered in Albania’s Parliament and approved a joint resolution

Të rinj nga të gjitha trevat shqiptare janë bërë bashkë në Parlamentin e Shqipërisë, në kuadër të forumit “Foli Shqip”,…

11 minutes ago

Bitola prosecutor’s office files indictment for violence against partner

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për lëndim trupor gjatë ushtrimit të dhunës në familje.…

11 minutes ago