Categories: sport

Depay dhe Aguero, të çmendur për t’iu bashkuar Barcelonës

Drejtuesit e Barcelonës e kanë përparësi për sezonin 2021-2022 afrimin e një numri 9. Ideal për këtë rol është pa dyshim Erling Haaland, përfaqësuesit e të cilit kanë pasur biseda paraprake me krerët katalanë, për të kuptuar mundësitë për këtë transferim. Borussia e Dortmundit kërkon për talentin norvegjez jo më pak se 150 milionë euro.

Arrihet ose marrë veshja me verdhezinjtë për Haaland, klubi i Barcelonës parashikon përforcime të tjera për fazën e avancuar. Bëhet fjalë për mundësitë me kosto zero të kartonit që të ofron merkatoja. Ky është rasti i 27-vjeçarit Memphis Depay-t, i kërkuar me ngulm nga trajneri Koeman, por edhe i Kun Agueros, që javë më parë ka zyrtarizuar divorcin me Manchester City-n.  Të dy këta lojtarë janë “të çmendur” për të luajtur për Barçën.

Të lidhura

None found

E ardhmja e Depay është larg Ligue 1. LaLiga ose Seria A mbeten destinacionet kryesore për të. Anësori holandez, i cili gjithashtu mund të veprojë si sulmues, preferon Barçën dhe menaxherët e tij tashmë janë takuar me klubin. Disa javë më parë, i njëjti përfaqësues që solli Cillessen te “blaugranat” u takua në Barcelonë me Mateu Alemany-n, drejtorin e ri të futbollit. Atij iu ofrua gjysma ose pak më shumë se gjysma e asaj që u ra dakord tetorin e kaluar, një reduktim i ndjeshëm që ai është i gatshëm ta diskutojë.

Juventusi po shfaq gjithnjë e më shumë interes për Depay-n, me idenë e ngritjes së nivelit të cilësisë së skuadrës. Cristiano Ronaldo, Dybala dhe Morata nuk e kanë të qartë të ardhmen e tyre dhe ndër objektivat e Fabio Paraticit, drejtorit sportiv të “Zonjës së Vjetër”, mbetet holandezi.

Barça duket e avantazhuar në garën për 27-vjeçarin edhe për faktin se skuadra drejtohet nga një bashkëkombës i sulmuesit, Ronald Koeman. Problemi është se nuk ka pëlqimin e plotë në zyrat e klubit katalan. Barça është në garë për titullin kampion në Spanjë dhe e ka të sigurt pjesëmarrjen në Champions, diçka që Juve ende nuk e ka garantuar.

Alternativë për rolin e numrit 9 mbetet Kun Agüero. Lojtari argjentinas, i cili do të jetë edhe për disa javë pjesë e Manchester City, është i motivuar për të luajtur krah Messit. Sikurse Depay, edhe Aguro do të ishte i gatshëm të ulte pretendimet financiare (te City ka fituar 12 milionë euro në sezon). Te Barcelona e shohin një sulmues zëvendësues, por që mund të jetë titullar në varësi të formës që do të shfaqë./SS/

të fundit

Real Madridi zyrtarizon qëndrimin e Nico Paz te Como, me opsion rikthimi në vitin 2027

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht se Nico Paz do të vazhdojë të jetë pjesë e Comos edhe gjatë sezonit 2026/27,…

4 minutes ago

Laçi zyrtarizon Qatip Osmanin, ish-trajneri i Vllaznisë dhe bardhebluve merr drejtimin e kurbinasve

Abissnet SuperioreKlubi i Laçit përmes postimit në rrjetet sociale, ka zyrtarizuar trajnerin dhe stafin e ri [...]Read More...

10 minutes ago

BE-ja në Kosovë: Stabiliteti institucional, kyç për të shfrytëzuar procesin e zgjerimit

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka theksuar se vendit i nevojitet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga mundësitë…

13 minutes ago

Kuvendi jep dritën jeshile për ndryshimet në Kodin Zgjedhor me procedurë të shkurtuar

Kuvendi, me 59 vota "pro", tre vota "kundër" dhe pa "të përmbajtur", votoi për të miratuar në tërësi projektligjin për…

17 minutes ago

Kukësi përforcon ofensivën, Devit Demircani firmos për dy sezone me verilindorët

KukesiKukësi ka zyrtarizuar afrimin e radhës për repartin e sulmit [...]Read More...

22 minutes ago

Nesër mbahet seanca plenare, protestuesit paralajmërojnë tubim para Parlamentit në 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë…

24 minutes ago