Categories: sport

Dënohet Anglia, vihen në dyshim aftësitë për organizimin e turneve ndërkombëtarë

Anglia do të duhet të luajë ndeshjen e saj të ardhshme në shtëpi me dyer të mbyllura si ndëshkim nga UEFA për problemet që shfaqën tifozët në ndeshjet e EURO 2020 në “Wembley”.

Tifozë të Anglisë pa bileta u përplasën me policinë dhe drejtuesit duke hyrë mee forcë në stafium para ndeshjes finale me Italinë.

Paneli disiplinor i UEFA-s  i ka dënuar “Tre Luanët” me dy ndeshje pa tifozë dhe një gjobë prej 100.000 mijë eurosh.

Gjithashtu mësohet se tani vihen në dyshim aftësitë e Anglisë për të pritur turnetë e ardhshëm ndërkombëtarë.

Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar edhe Federata e Anglisë ku shprehet:

“Edhe pse jemi të zhgënjyer me vendimin, ne e pranojmë rezultatin e këtij vendimi të UEFA -s.

Ne dënojmë sjelljen e tmerrshme të individëve që shkaktuan skena të turpshme brenda dhe përreth Stadiumit Wembley në Finalen e UEFA EURO 2020, dhe na vjen shumë keq që disa prej tyre arritën të hyjnë në stadium.

Ne jemi të vendosur që kjo nuk mund të përsëritet kurrë, kështu që ne kemi porositur një rishikim të pavarur, të udhëhequr nga Baronesha Kejsi, për të raportuar mbi rrethanat e përfshira.

Ne vazhdojmë të punojmë me autoritetet përkatëse në mbështetje të përpjekjeve të tyre për të ndërmarrë veprime kundër përgjegjësve dhe për t’i mbajtur ata përgjegjës.” /albeu.com

të fundit

Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën e unazës së madhe të qytetit të Vlorës, në zonën e Centrales. Një…

29 minutes ago

EMRAT/ U gjet i vrarë me armë zjarri në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn e tij

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i…

44 minutes ago

Regjistrohen tetë vatra zjarri në vend, shtatë mbeten aktive

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) informoi të hënën se në orët e fundit janë shfaqur tetë vatra zjarri në…

55 minutes ago

Tronditëse në Vaun e Dejës, 65-vjeçari vritet me armë zjarri dhe lihet i vdekur në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmje ne kësaj të hënë ne Vaun e Dejës ku një shtetas është gjetur…

2 hours ago

Nuk ka paqe! Benjamin Netanyahu merr vendimin drastik: Do të pushtojmë plotësisht Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ndërmarrë vendimin drastik për të pushtuar plotësisht Gazën. Sipas asaj që mediat e huaja…

2 hours ago

Një burrë me qese në dorë…

Nga Enver Robelli Ky burri me qese në dorë dikur ka qenë politikani më me ndikim në Republikën e Kroacisë.…

2 hours ago