Situata e dëmtimit të mesfushorit Medon Berisha ka nisur të bëhet paksa shqetësuese, pasi rikuperimi i tij po zgjat më shumë se sa mendohej fillimisht.
Lojtari i cili po kalonte një formë të shkëlqyer me Leçen në pjesën e parë të sezonit në Serinë A, u dëmtua në fundin e vitit 2025 dhe u detyrua të qëndronte jashtë fushave të lojës. Ai nuk është kthyer ende në stërvitje me skuadrën, duke bërë përgatitje vetëm i diferencuar ndërsa trajneri Di Françesko, nuk e grumbulloi për ndeshjen e kësaj të hënë ndaj Kaljarit.
Por duke folur për sfidën, Di Françesko shpjegoi gjithashtu se Berisha do të humbte edhe një ndeshje tjetër shumë delikate, atë të javës së ardhshme ndaj Interit. “Nuk do të jetë në këtë ndeshje dhe as në të ardhshmen”, tha trajneri i Leçes, duke lënë të kuptohet se kthimi në fushë i futbollistit shqiptar nuk pritet të jetë aq i shpejtë siç mendohej fillimisht ku planifikohej që të ishte gati në gjysmën e shkurtit.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të hapur në marrëdhëniet tuaja dhe…
Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se hetimet e SPAK dobësohen kur…
Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi si skandaloze kërkesën e Prokurorisë Speciale…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u kthye sot në qytetin Nissemi në Siçilinë lindore, ku më shumë se dy mijë banorë…
Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për ligjin që…
Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të cilët u kapën duke grabitur pjesë nga automjete të parkuara, ata përzgjodhën…