Braziliani i natyralizuar në italian, Emerson Palmeiri do të zëvendësojë Leonardo Spinazzolën në formacionin e “të kaltërve” për gjysmëfinalen ndaj Spanjës, por mund të bëjë të njëjtën gjë edhe te klubi i Romës.
Duke qenë se Spinazzola pritet të mungojë përreth 6 muaj dhe do të rikthehet vetëm në fillim të vitit të ardhshëm, drejtuesit e klubit verdhekuq kanë kontaktuar me Chelsea-n për të marrë në huazim Emerson Palmeirin.
Ky i fundit nuk bën pjesë në planet e trajnerit Tuchel, pasi në atë krah është titullar Ben Chilwell, megjithatë londinezët janë më të prirur ta shesin përfundimisht kartonin e futbollistit, që e morën pikërisht nga Roma tre vite më parë.
Emerson Palmeiri ka shkëlqyer me verdhekuqtë në sezonin 2016-2017 dhe do të mirëpriste një rikthim në kryeqytetin italian, ndërsa Mourinho do të kishte kështu një anësor titullar, për t’i dhënë mundësi Spinazzolës të rikuperohet me qetësi.
Finalizohet operacioni “Metoda”, ku u zbulua një rast i trafikut të armëve drejt Anglisë. Një pistoletë me silenciator, e ndarë…
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të dielën se do të ngrejë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së çështjen e…
Ish ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i ka dhënë fund zyrtarisht një karriere të gjatë e të spikatur…
Edhe këtë të diel, kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), duke shkruar…
Trafikuan shtetase nga Uganda me qëllim shfrytëzim prostitucioni, Prokuroria Fier arreston ‘tutorin’ dhe bashkëpunëtorët, nën akuzë për 6 vepra penale…
Zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho në një postim në rrjetet sociale u shpreh se siguria ushqimore është siguri kombëtare. REAGIMI…