Emiliano Martínez ka rrëfyer se gishti unazor i dorës së djathtë nuk i përkulet më plotësisht, pasi e kishte thyer pak para nisjes së Kupës së Botës. Portieri i kombëtares së Argjentinës thotë se kjo pasojë do ta shoqërojë për gjithë jetën.
Gjatë një bisede me gazetarin argjentinas Gaston Edul, Martínez tregoi dorën e dëmtuar. Videoja e kësaj bisede u publikua më pas në rrjetet sociale.
None found
Në pamjet e publikuara duket qartë se portieri nuk është në gjendje ta mbyllë plotësisht grushtin, për shkak të dëmtimit në gishtin unazor.
“Ende nuk mund ta përkul siç duhet. Kështu më mbeti pas Kupës së Botës dhe do të jetë kështu për pjesën tjetër të jetës sime”, u shpreh Martinez, teksa tregonte gishtin e dëmtuar.
Portali argjentinas Diario Pampero raporton se lëndimi ndodhi disa javë para fillimit të Kupës së Botës, kur Martínez ishte pjesë e Aston Villës.
Gazetari Gaston Edul shpjegoi se publikimi i videos kishte si qëllim të tregonte se Martínez e kishte zhvilluar të gjithë kampionatin botëror me gisht të thyer, duke i dhënë publikut një ide më të qartë për seriozitetin e dëmtimit.
Siç ka raportuar më herët El Intransigente, portieri kishte deklaruar se gishti i shkakton dhimbje çdo ditë, por se kishte zgjedhur të mos i nënshtrohej një operacioni.
Martinez ka treguar se specialistë të duarve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia e kishin këshilluar të mos vazhdonte të luante dhe i kishin thënë se kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
Pavarësisht këtyre rekomandimeve, ai vendosi ta shtynte operacionin për të qenë i gatshëm dhe për të mos e humbur Kupën e Botës.
Edi Rama ka dalë hapur dhe e ka shpallur Erion Veliajn puçist, pjesë të komplotit për rrëzimin e tij nga…
Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm dhe e ka shfuqizuar paragrafin 3 të nenit 17 të Udhëzimit…
Mbi 47.9 milionë amerikanë kanë votuar tashmë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, duke shënuar një rekord të…
Kanadaja dhe Bashkimi Europian kanë njoftuar krijimin e një aleance të re strategjike, të quajtur “Aleanca për të Ardhmen”, me…
Aeroplani presidencial amerikan, Air Force One, fluturoi dy herë në lartësi të ulët mbi Shtëpinë e Bardhë , në kuadër…
Italia u përfshi këtë të premte nga protesta masive në 70 qytete, në kuadër të një greve të përgjithshme 24-orëshe…