sport

Dëmtimi i Brojës nuk është i rëndë, ja kur pritet të rikthehet në fushë

Pamjet e Armando Brojës duke lënë fushën me barelë dhe lot në sy kundër Anglisë ngritën frikën e një dëmtimi serioz, ndërsa dalja e tij nga “Air Albania” i shoqëruar nga stafi mjekësor shtoi edhe më shumë ankthin te tifozët kuqezi.

Megjithatë, lajmet nga Anglia janë pozitive: situata është më e lehtë nga sa u mendua fillimisht.

Të lidhura

None found

Sulmuesi i Shqipërisë është kthyer në bazën e Burnley-t, ku i është nënshtruar kontrolleve të detajuara mjekësore.

Testet kanë konfirmuar se Broja ka pësuar vetëm një ndrydhje të lehtë në kavilje, një problematikë që kërkon disa ditë pushim dhe fizioterapi.

Sipas mediave angleze, 23-vjeçari ka nisur menjëherë programin e rikuperimit dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit së shpejti.

Megjithatë, ndeshja e kësaj fundjave kundër skuadrës së tij të mëparshme, Chelseat, duket se vjen shumë shpejt për të.

Objektivi më realist për rikthimin e Brojës është sfida ndaj Brentford më 29 nëntor, ku klubi shpreson ta ketë sërish në listën e të gatshmëve.

Dëmtimi i tij ka marrë vëmendje të gjerë edhe në Angli, ku tabloidi “The Sun” i ka kushtuar një artikull të veçantë historikut të dëmtimeve dhe formës së sulmuesit shqiptar. Broja pritet të kthehet në stërvitje të plotë brenda pak ditësh, duke dhënë sinjale të mira për klubin dhe Kombëtaren.

Tags: brojademtimi

të fundit

Karoglan para sfidës me Teutën: Besoj te Partizani, frika nuk ka vend në futboll

Mislav Karoglan Partizani do të udhëtojë nesër drejt Durrësitë për t’u përballur me Teutën në stadiumin “Niko Dovana”, takim i…

38 seconds ago

Lisandro Martinez, lojtari me paraqitjen më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez po kalon një periudhë shumë të vështirë, pasi disa gabime të tij kanë ndikuar…

56 seconds ago

Hasani: Shqiptarët duhet të shfrytëzojnë ndryshimet në Serbi dhe të kërkojnë hetim për pasivizimin e adresave

Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…

10 minutes ago

Publikohen formacionet e Malisheva – Feronikeli 74, këto janë zgjedhjet e Rexhës dhe Berishës

Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet këtë të diel me dy ndeshje, ndërsa njëra prej tyre…

13 minutes ago

Po bëni gabim të madh që po merreni me mua”, Nichi i drejtohet Fuegos

Banori i Big Brother Vip Kosova, Nichi ka shpërthyer ndaj Fuegos, me t’u zgjuar mëngjesin e së dielës. I shtrirë…

24 minutes ago

Alba Pollozhani akuzon Arlinda Morinën dhe Edonit Elshanin për përdorim të paautorizuar të imazhit, paralajmëron padi

Një bisedë e Arlinda Morinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur reagimin e Alba Pollozhanit, e…

24 minutes ago