sport

Dembele nuk paraqitet në stërvitje, Barça sqaron gjithçka (FOTO LAJM)

Situata e ndodhur mes Ousmane Dembele dhe Barcelonës, çdo ditë e më shumë po përkeqësohet dhe tensionet mes palëve po rriten.

Sulmuesi francez nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me katalanasit, me drejtuesit që ia kanë bërë të qartë largimin që në merkaton e janarit, kjo gjë nuk është pranuar nga lojtari, i cili është kthyer në një problem për Xavi Hernandez.

Dembele ka disa ditë që nuk i është bashkuar skuadrës në stërvitje dhe kjo gjë ka nervikosur edhe drejtuesit e skuadrës, të cilët shikojmë që përveç kësaj mund ta humbasin lojtarin në merkaton e verës dhe të mos fitojnë asgjë.

Pak ditë më parë Dembele publikoi një letër ku pretendoi se po shantazhohet nga Barcelona, ai tha se ka kontratë me klubin dhe përderisa është në klub do të bëjë më të mirën e tij për Barcelonën.

Megjithatë, mos paraqitjet e tij në stërvitje me Barçën kanë ngritur shumë pikëpyetje me lojtarin që pretendon se është i sëmurë.

Barcelona ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku ka sqaruar se Dembele ka probleme gastrike.

“Lojtari i ekipit të parë, Ousmane Dembélé, nuk u paraqit këtë mëngjes në Ciudad Deportiva Joan Gamper, pasi pati probleme gastrike”, ka shkruar Barça në Twitter./ h.ll/albeu.com

të fundit

Aksident në Sarandë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, më pas goditen edhe nga një kamionçinë

Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Sarandë–Delvinë, në fshatin Shijan. Sipas informacioneve, dy automjete janë përplasur…

19 minutes ago

Trump dhe Erdogan do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, zbulohet data

Në një postim në Truth Social, Donald Trump, ka njoftuar takimin e tij me Rexhep Tajip Erdogan në Shtëpinë e…

22 minutes ago

Zgjedhjet në Tiranë/ Bardhi: PD ka nisur konsultimet për kandidatin! Shkarkimi i Veliajt, i vonuar

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, teksa ishte i ftuar I ftuar në emisionin “Kjo Javë”,  ka…

36 minutes ago

E pazakontë në Elbasan/ Lind fëmijë me partnerin e ri, por fëmijës i japin atësinë e ish-bashkëshortit (VIDEO)

Valbona nga Elbasani është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për historinë e saj të pazakontë. Pas 15 vitesh vendosi…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 20 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.1 lekë. Euro, blihet me 96.5…

1 hour ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 20 Shtator 2025

Ditën e sotme në vendin tonë, vlerat e larta barike do të vijojnë ndikimin e tyre, duke sjellë në mot…

2 hours ago