Categories: sport

Dellova dhe Krasniqi kryesojnë statistikën e rikuperimeve në Ligën e Kombeve

Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi janë dy futbollistët që kanë rikuperuar më së shumti topa pas katër ndeshjeve të para të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Të lidhura

None found

Statistikat zyrtare të UEFA-s e rendisin Dellovën në vendin e parë me 34 topa të fituar, ndërsa Krasniqi ndjek menjëherë pas tij me 33. Kështu, dy mbrojtësit e Kosovës kanë zënë dy pozitat kryesuese të kësaj renditjeje.

Pas tyre, me nga 32 rikuperime, pozicionohen Renato Veiga i Portugalisë, Neco Williams i Uellsit, i cili luan për Nottingham Forestit, dhe Joachim Andersen i Danimarkës, pjesë e Fulhamit.

Ky rezultat i vendos Dellovën dhe Krasniqin përpara disa mbrojtësve me emër dhe përvojë në nivelet më të larta të futbollit evropian.

Veiga është pjesë e përfaqësueses së Portugalisë dhe e Villarrealit, Williams konsiderohet një nga mbrojtësit kryesorë të Uellsit dhe Nottingham Forestit, ndërsa Andersen është një prej lojtarëve të rëndësishëm të Danimarkës dhe Fulhamit.

Rëndësinë e paraqitjes së tyre e shton edhe fakti se të dy futbollistët kanë luajtur nga 90 minuta në secilën prej katër ndeshjeve. Në total, Dellova dhe Krasniqi kanë kompletuar nga 360 minuta në këtë Ligë të Kombeve.

Me 34 rikuperime Dellova dhe 33 Krasniqi, dyshja ka arritur gjithsej në 67 topa të fituar, duke dëshmuar qëndrueshmëri dhe rol të rëndësishëm në fazën mbrojtëse të Kosovës.

Kontributi i tyre ka qenë i dukshëm si në rikthimin e posedimit, ashtu edhe në ruajtjen e ekuilibrit të repartit defensiv, duke i bërë paraqitjet e tyre ndër elementet më pozitive të Kosovës në këtë cikël.

Fakti që dy mbrojtës kosovarë kryesojnë një statistikë të Ligës së Kombeve, përpara emrave si Renato Veiga, Neco Williams dhe Joachim Andersen, përbën një nga të dhënat më interesante të këtij edicioni dhe një tjetër dëshmi të rritjes individuale të futbollistëve të Kosovës.

të fundit

Rock mass collapses on Qafë Buall–Krastë road, traffic completely blocked (video)

Rruga Qafë Buall–Krastë, që lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit, është bllokuar këtë të enjte pas shembjes së një masivi…

10 minutes ago

Putin visits China accompanied by nuclear briefcase “Cheget” – what is its function

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Kinë i shoqëruar nga një zyrtar që mbante të ashtuquajturën “çantë bërthamore”, pajisje që…

11 minutes ago

Ura e Krimesë nën goditjen e tretë ukrainase brenda një jave, pezullohet edhe qarkullimi i trenave

Ukraina ka goditur për herë të tretë brenda një jave urën strategjike që lidh Rusinë me Krimenë. [...]Read More...

11 minutes ago

Changes in Italy’s 2027 budget: retirement at 64 and tax relief for young people

Qeveria italiane po përgatit ndryshimet përfundimtare në projektbuxhetin e vitit 2027, ku në fokus janë pensionet, shëndetësia, lehtësitë fiskale për…

11 minutes ago

Rreziqet e Roblox për të miturit në Senatin amerikan: dy dëshmitarë rrëfejnë abuzimet

“Nëse fëmijët tuaj janë në Roblox, ata nuk janë aspak të sigurt.” Me këtë deklaratë senatori Josh Hawley hapi seancën…

11 minutes ago

Sponsorship bill approved in Education Committee with 6 votes in favor and none against

Projektligji i ri për donacionet dhe sponsorizimet ka marrë miratimin nen për nen dhe në tërësi në Komisionin për Edukimin,…

11 minutes ago