sport

Dele Alli shkon në stërvitjen e parë tek Everton me Rolls-Royce 340 mijë eurosh

Transferimi i Dele Alli nga Tottenham tek Everton si lojtar i lirë është një nga top-lëvizjet e merkatos dimërore, që i ka “vënë flakën” Premier League në orët e fundit. Mesfushori fluturoi për në Liverpool, duke u vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Frank Lampard.

Në seancën e tij të parë stërvitore, i porsaardhuri sigurisht nuk kaloi pa u vënë re. Në rrugën e qendrës sportive “Finch Farm” ai hyri me shumë stil, duke e bërë të qartë menjëherë se maturia nuk është sigurisht një nga cilësitë e tij.

Mesfushori anglez u shfaq në bordin e një “Rolls-Royce Cullinan” të zezë me vlerë rreth 340 mijë euro, një nga supermakinat e shumta që do t’i duhet të marrë në rezidencën e tij të re. Një pasion për makinat luksoze që Dele Alli e ka shfaqur prej disa kohësh, pasi në garazh ka edhe një “Wrait” 300 mijë eurosh.

“Cullinan” mund të arrijë një shpejtësi maksimale të vetë-kufizuar prej 250 km/h dhe përshpejton nga 0 në 100 km/h në 5.2 sekonda falë fuqisë së tij prej 600 kf. 26-vjeçari duket se tashmë e ka harruar sezonin jo shumë të kënaqshëm në hijen e “Big Ben”.

Kapitulli i Evertonit mund të nënkuptojë për të një hap drejt Kupës së Botës së Katarit. Sfida do të jetë të bindë trajnerin Southgate për ta thirrur atë në ekipin kombëtar. Në Botërorin e Katarit, megjithatë nuk do të ketë as kohë dhe as hapësirë për “Rolls-Royce” e tij, por vetëm për t’i kthyer Anglisë lavdinë e humbur në Kampionatin Evropian.

Ndërkohë, pa asnjë medalje të artë në qafë dhe asnjë thirrje në xhep, Dele Alli shijon “Rolls Royces” e tij. Do të ketë kohë për trofetë dhe ndoshta do të mund t’i festojë ato duke blerë makina të reja ulëritëse.

të fundit

Macron i bën thirrje NATO-s të përshpejtojë reagimin ndaj provokimeve ruse

Presidenti francez Emmanuel Macron tha këtë të mërkurë se vendet e NATO-s duhet të “përshpejtojnë” reagimin e tyre ndaj “…

3 minutes ago

Arbana Osmani rrëfen: A do ta shohim sërish në një reality show?

Arbana Osmani, e pyetur nga ndjekësit në Instagram nëse do ta shohim sërish në ndonjë reality show televiziv, ka dhënë…

4 minutes ago

FIFA dhe UEFA paralajmërohen nga OKB për Izraelin

Trupat qeverisëse po përballen me presion në rritje për të ndaluar Izraelin para Kupës së Botës 2026. Kombet e Bashkuara…

5 minutes ago

VIDEO/ Publikohet një intervistë e rrallë e Dafina Zeqirit në fillimet e saj, e realizuar para më shumë se 15 vitesh

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të mediave Koha, KTV ka publikuar së fundmi disa nga intervistat më të rralla…

23 minutes ago

Tronditje në Francë/ Nxënësi 14-vjeçar sulmon mësuesen me thikë në fytyrë

Një incident tronditës ka ndodhur në një shkollë të mesme në rajonin e Alsace, Francë, ku një nxënës 14-vjeçar sulmoi…

34 minutes ago

Shkelje të shumta në tendera, Erion Isai i pret duke buzëqeshur akuzat e SPAK, reagon kryebashkiaku i Kolonjës pasi u mor zyrtarisht i pandehur

Kjo e mërkurë për kryebashkiakun socialist të Kolonjës, Erion Isai, ka qenë një ditë aspak e zakontë, kur përpos ditëlindjes…

38 minutes ago