Ka shkuar në pesë numri i tifozëve të arrestuar në incidentet pas ndeshjes Trabzonspor-Fenerbahce të zhvilluar në Trabzon të dielën, më 17 mars, në javën e 30-të të Superligës së Turqisë.
Pas ndeshjes së zhvilluar mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes të dielën, më 17 mars , e cila rezultoi në fitoren e skuadrës verdhe-blu me rezultat 3-2, tifozët e shumtë të kaltërve u futën në fushë teksa skuadra mysafire po festonte fitoren në fushë.
Gjatë incidenteve, pas ndeshjes u ndaluan 12 tifozë që sulmuan futbollistët e Fenerbahçes dhe u identifikuan përmes regjistrimeve të kamerave.
Mes tifozëve të arrestuar, Hasan Çetinkaya, i cili tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e tij të maskuar si i pari që u hodh në fushë, sulmoi portierin e Fenerbahces, Dominic Livakovic, dhe Engin Taskın, i cili sulmoi lojtarin verdhe-blu, Mert Muldur.
Gjithsej 13 tifozë të ndaluar janë dërguar para trupit gjykues sot (20 mars), pas dy ditësh marrje në pyetje.
Në deklaratën e parë të sulmuesit të maskuar 20-vjeçar, ai tha: “Unë jetoj në Gjermani. Kam ardhur në Trabzon për ndeshjen. Nuk arrita të kontrolloja veten për asnjë moment nga veprimet provokuese të lojtarëve të skuadrës kundërshtare. Hyra në fushë. Vrapova drejt futbollistëve. Qëllimi im ishte t’u thoja të shkonin në dhomat e zhveshjes. Pastaj, kur i pashë që vraponin drejt meje, bëra veprime për t’u mbrojtur. Por, unë nuk godita askënd. Më goditën nga ana tjetër dhe rashë në tokë. Më kanë goditur edhe me shkelma teksa isha në tokë. Më vjen keq që hyra në fushë”, ka deklaruar ai.
Është duke vazhduar aktualisht gjykimi ndaj tre tifozëve, ndërsa pritet shumë shpejtë të merret vendimi për ta. /Telegrafi/
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Paksos pasditen e së premtes, kur një vajzë 4-vjeçare me origjinë shqiptare humbi…
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në…
Sot, më 23 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro blihet me 96.5…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilloi një aksion kontrolli në tregun ushqimor…
Rreth 70 automjete dhe mbi 350 trupa nga Garda Skoceze e Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kampin Bondsteel në…
Shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur përsëri fundjavën për të shkuar në bregdet. Në pikën e kalimit kufitar ka fluks, por…