Ka nisur dje edicioni i radhës i seleksionimeve Open Stage në “Shtëpinë e Futbollit”, ku për katër ditë me radhë do të testohen qindra futbollistë të rinj shqiptarë nga mbarë bota. I pranishëm ishte edhe mbrojtësi, Elseid Hysaj, i cili e vlerësoi këtë aktivitet si një mundësi për talentet e reja që të afrohen me fanellën kuqezi.
Është hera e parë që vij për të parë seleksionimet e Kombëtares. Është shumë bukur, një organizim shumë i mirë i bërë nga Federata. Këta djem të rinj kanë një mundësi për të treguar veten dhe për të veshur fanellën e Kombëtares në të ardhmen e tyre.
None found
Sigurisht që të jep një shtysë më të madhe për të vazhduar për t’u stërvitur më mirë me ekipin që luan, sepse të vish këtu, te U15 apo U16, është një shtysë, sepse ti tregon veten, të jep krenari, sepse vjen me familjen, nga jashtë vendit, pasi disa prej tyre ndoshta as nuk flasin shqip, varet ku janë rritur.
Besoj se është diçka e bukur, si për lojtarin ashtu edhe për familjen e tij. Shpresoj që të vazhdojnë të përqëndrohen, të japin gjithçka për futbollin dhe u uroj suksese të gjithëve.
U.d presidentja e vendit, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim, ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves. Në njoftim shtohet se, Haxhiu e…
Egnatia dhe DinamoEgnatia dhe Dinamo do t'i luajnë dy ndeshjet e para përballë Lillestrom dhe respektivisht Pafos në stadiumet e…
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka ngushëlluar familjet Xhemajli dhe Zejnullahu, që humben djemtë e tyre në një aksident fatal…
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se është njoftuar nga NATO-ja për tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të misionit të KFOR-it…
Monaco ka njoftuar ndërprerjen me marrëveshje të përbashkët të kontratës me mesfushorin Paul Pogba.“Pasi së bashku arritën në përfundimin se…
Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli, janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë natës në…