Telenovela e Lewandowski po merr një kthesë të pakëndshme.
Sipas asaj që raporton portali polak “Sportowe Fakty”, gatishmëria e sulmuesit për t’u larguar nga Bayern Munich është marrë shumë keq nga një person, deri në atë pikë sa javët e fundit ka pasur disa kërcënime, përfshirë edhe vdekje.
None found
Për këtë, sulmuesi polak ka vendosur të kthehet në Mynih, por pa familjen e tij në krah. Tomek Zawislak, një mik i Lewa-s, i kishte raportuar “Bild” se gjendja e polakut ishte shqetësuar pas reagimeve të tifozëve ndaj tij.
“Meqenëse Roberti tha se nuk do të rinovonte kontratën e tij, filluan të qarkullojnë disa lajme të rreme për të krijuar pakënaqësi ndaj tij. Prandaj në internet pati shumë urrejtje dhe kërcënime ndaj tij”, deklaroi ai.
33-vjeçari u shfaq në qendrën stërvitore të Bayernit këtë mëngjes për të filluar stërvitjen. Por një ofertë vendimtare dhe përfundimtare pritet këtë javë nga Barcelona për të./ h.ll/albeu.com
Përfaqësuesja U17 e Kosovës e ka përmbyllur me fitore fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027, duke triumfuar…
Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ka njoftuar krijimin e Gjonit, një tjetër Inteligjencë Artificiale, që do t’i…
Në një postim në rrjete sociale, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka reaguar pas raportimeve lidhur me fjalën e…
Një valë masive kërcënimesh të rreme me bombë ka përfshirë Europën gjatë muajit të fundit, duke shkaktuar evakuime në mijëra…
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e modelit të ri Prokurimeve të Përqendruara, tashmë një model i fokusuar…
Prodhuesi francez i automjeteve, Renault, njoftoi të hënën planet për të krijuar 2,000 vende pune deri në vitin 2028 –…