Categories: sport

Dede pas përmbysjes ndaj Vorës: Egnatia tregoi karakter, kjo është meritë e djemve

Egnatia mposhti në transfertë Vorën me rezultatin 1-3, në përballjen e javës së dytë të “Abissnet Superiore”. Pas takimit të zhvilluar në stadiumin e Vorës, trajneri i skuadrës rrogozhinase, Nevil Dede, vlerësoi reagimin e lojtarëve të tij dhe karakterin e treguar gjatë ndeshjes.

Të lidhura

None found

“Ajo që u kërkova futbollistëve para sfidës ishte të shfaqnin standardin dhe personalitetin që kemi ndërtuar gjatë mbrëmjeve tona europiane, suksesi i të cilave ka ardhur falë talentit të tyre. Kjo është ajo që më kënaq më shumë: edhe pse patëm vështirësi dhe ishim të lodhur, skuadra nuk u dorëzua. Nëse nuk gaboj, kjo ishte ndeshja e katërt brenda 11 ditësh. Mentaliteti fitues, sakrifica dhe forca karakteriale e grupit bënë diferencën. Kushtet ishin të vështira për të dyja skuadrat, për shkak të temperaturave të larta dhe barit sintetik, por merita për këtë fitore u takon vetëm djemve”, u shpreh Dede.

Trajneri i Egnatias theksoi se pjesa e parë ishte veçanërisht e komplikuar, pasi ekipi kishte zhvilluar vetëm një seancë stërvitore pas ndeshjes në Norvegji. Sipas tij, futbollistët kishin nevojë për çlodhje dhe, në momentet e para, nuk po interpretonin siç duhej situatat e lojës. “Nuk gabonim në aspektin taktik, por kërkonim ta jepnim pasimin shumë shpejt dhe harronim se përballë kishim një kundërshtar që vrapon, lufton dhe është shumë i vështirë për t’u mposhtur. Pasi u përshtatëm me ritmin, Vora na ndëshkoi me meritë, ndërsa ne bëmë gabime në disa momente”, deklaroi ai.

Dede e konsideroi trepikëshin të rëndësishëm, duke paralajmëruar se në atë fushë do ta ketë të vështirë çdo kundërshtar. Për zëvendësimet, ai sqaroi se lojtarët që u aktivizuan kishin marrë më shumë minuta në këtë periudhë dhe se koha e qëndrimit të tyre në fushë ishte maksimumi i mundshëm. Ai shtoi se forca e grupit qëndron te bashkimi dhe aftësia për të reaguar edhe në ditë të vështira. Në lidhje me merkaton, trajneri nuk preferoi të premtonte afrime, pasi ajo ishte dita e fundit dhe nuk dihej nëse do të kishte ndonjë lëvizje surprizë.

Sa i përket mënyrës së lojës, trajneri i Egnatias i dha meritë Vorës për presingun e ushtruar. Ai shpjegoi se skuadra ishte përgatitur për disa mënyra të daljes me top, por më pas nuk arriti ta qarkullonte atë me shpejtësinë e nevojshme. Kjo krijoi pasiguri dhe i lejoi Vorës të presonte me një bllok prej 5 deri në 6 lojtarësh, duke e detyruar Egnatian të përdorte topat e gjatë. Sipas Dedes, skuadra nuk po e aktivizonte mjaftueshëm katrorin e mesfushës dhe, për shkak të nxitimit e shpenzimit të panevojshëm të energjive, humbiste ekuilibrin në tranzicion. “Në shumë raste, pas humbjes së topit, e patë se ekipi u zgjat shumë”, tha ai.

“Duhet t’i japim Vorës meritën që i takon, por nuk duhej të luanim me intensitetin e saj. Ne nuk e njohim këtë fushë, pasi prej kohësh jemi mësuar të luajmë në bar natyral. Në disa momente mbrojtësit tanë reaguan me vonesë dhe kjo e vështirësoi ndërtimin e aksioneve. Nuk mendoj se kemi një problem të mirëfilltë, por interpretimi i situatave nga lojtarët përkatës nuk ishte i duhuri”, përfundoi Nevil Dede.

të fundit

René Higuita, portieri që sfidoi çdo kufi: Nga “akrepi” spektakolar te nëntë muajt në burg

René Higuita nuk ishte një portier i zakonshëm. Ai ishte një prej figurave më të pazakonta që ka parë futbolli,…

2 hours ago

Nga Greqia te Egnatia, Deivid Hoxha optimist pas debutimit ndaj Partizanit: Jam gati për trajnerin dhe ekipin

Deivid HoxhaI ardhur në merkaton e verës te skuadra e Egnatias prej Panetolikos-it nga Superliga greke, talenti shqiptar Deivid Hoxha…

2 hours ago

Respekti duhet ruajtur gjithmonë” – Simeone i përgjigjet kritikave të Mourinhos ndaj arbitrimit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos, i cili i sulmoi ashpër gjyqtarët pas humbjes 2-1…

2 hours ago

Serious incident in Greece: 25-year-old woman found dead with suspected knife wounds

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…

2 hours ago

Ngjarje e rëndë në Greqi, 25-vjeçarja gjendet e vdekur me plagë të dyshuara nga thika

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…

2 hours ago

Tirana, 235 FBI and law enforcement agency representatives to attend European conference tomorrow

Tirana do të presë nesër Konferencën e 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European…

3 hours ago