sport

Deco tashmë ka vendosur se cili lojtar largohet nga Barcelona në verë

Vendimi i papritur i Xavi Hernandez për t’u larguar nga posti i trajnerit të Barcelonës më 30 qershor, një vit para përfundimit të kontratës së tij, po trondit themelet e ekipit katalanas dhe mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në vazhdimësinë e disa lojtarëve kyç mes tyre Sergi Roberto, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni.

Spanjolli, një futbollist që është mbështetur fuqishëm nga Xavi gjatë qëndrimit të tij në skuadër, tani është në një pozicion më të pasigurt për sa i përket të ardhmes së tij në klub. Trajneri kishte këmbëngulur për rinovimin e tij edhe për një vit shtesë, megjithë hezitimin e Decos, në atë kohë të drejtuar nga Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff.

Të lidhura

None found

Figura e Xavit ishte thelbësore për të bindur Sergi Roberton për të vazhduar kontratën e tij, pasi trajneri e pa atë si një lider natyral, veçanërisht pas largimit të Sergio Busquets. Laporta gjithashtu e mbështeti këtë vendim, duke e konsideruar mesfushori i natyralizuar në mbrojtës krahu si kapiten të La Masias me një rekord të patëmetë në klub.

Megjithatë, siç raporton gazeta Marca, me largimin e Xavit, situata e Robertos është bërë më e pasigurt. Ai nuk ka më mbështetjen e trajnerit dhe Deco vijon të mendojë për rinovimin e tij. Në moshën 32-vjeçare, Sergi Roberto është mes veteranëve të skuadrës së bashku me figura si Lewandowski, Gundogan, Oriol Romeu, Marcos Alonso, Inigo Martinez dhe Ter Stegen.

Pavarësisht moshës së tij, rinovimi i Robertos mbart një komponent të rëndësishëm “politik”. Të njëjtat argumente që mbështetën rinovimin e tij vitin e kaluar fitojnë përsëri forcë: stërvitja e tij në La Masia, roli i tij si kapiten aktual dhe sjellja e tij shembullore në klub. Joan Laporta dhe drejtori sportiv Deco mund t’i peshojnë sërish këta faktorë kur shqyrtojnë mundësinë e zgjatjes së kontratës së tij edhe për një vit.

Largimi i Xavit përbën një dilemë të madhe për Barcelonën, pasi vazhdimësia e Robertos është bërë edhe më e paqartë. Klubi do të duhet të marrë një vendim që jo vetëm do të ndikojë në të ardhmen e lojtarit, por do të ketë pasoja edhe në dinamikën dhe drejtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

të fundit

Pse duhet ta aktivizoni kondicionerin e automjetit edhe në vjeshtë e dimër?

Kondicionerin në veturë zakonisht e lidhim me muajt e verës, pasi pa të do ta kishim shumë të vështirë t'i…

1 minute ago

MINTI nis fushatën “Dhuro Made in Kosova” për promovimin e produkteve vendore

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka lansuar kampanjën “Dhuro Made in Kosova”, me qëllim të promovimit të produkteve…

4 minutes ago

Lara Kolturi bën histori për Shqipërinë: 20-vjeçarja fiton garën e Kupës së Botës në ski

Lara KolturiPas një serie podiumesh, skiatorja italiane, por që përfaqëson Shqipërinë në këtë sport, Lara Kolturi ia ka dalë mbanë…

13 minutes ago

Inteligjenca artificiale do të shuajë shumë profesione – çfarë duhet të studiojnë brezat e rinj?

AI-ja do të zhdukë shumë profesione. Çfarë duhet të studiojnë gjeneratat e reja? — Klan Kosova [...]Read More...

17 minutes ago

Malisheva përmbys Dukagjinin dhe rikthehet te fitorja

Malisheva ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi…

19 minutes ago

Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Policia krijon kordon sigurie, nuk lejon bllokimin e rrugës

Këtë të shtunë, studentë dhe qytetarë janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku kërkojnë…

22 minutes ago