sport

Deco i bën thirrje Xavit: Nëse ai ndryshon mendje, do të ulemi dhe do të flasim

Disa muaj më parë, Xavi ishte shumë i qartë për të ardhmen e tij. Në fund të sezonit ai nuk do të jetë më trajneri i Barcelonës.

Trajneri katalanas, deklaroi se korrikun e ardhshëm nuk do të ulet më në stolin e klubit blaugranas për shkak të presionit të madh të tifozëve ndaj tij kur nuk po vinin rezultatet.

Prandaj, ai mori një vendim për t’u larguar në përfundim të sezonit dhe nga ana e drejtuesve të Barçës ka filluar kërkimi për një teknik tjetër.

Por, si për ironi të fatit, që nga momenti kur ai bëri këtë deklaratë e deri ditën e dielë, Barcelona e Xavit ka arritur vetëm rezultate të shkëlqyera dhe pozitive.

Janë dhjetë rezultate të dobishme radhazi duke siguruar një vend për në çerekfinalet e Champions League dhe vendin e dytë në La Liga.

Në kampionat ata kanë arritur gjashtë fitore dhe dy barazime.

Megjithatë, dera brenda klubit që ai të qëndrojë ende mbetet e hapur. Drejtori sportiv Deco foli për këtë çështje për “DAZN”.

“Ne thamë që në fillim se ai kishte rinovuar kontratën për dy sezone. Nuk ka asnjë diskutim. Ai tashmë e ka shpjeguar situatën. Nëse diçka ndryshon deri në fund të sezonit, do të ulemi e do të flasim për këtë”, është shprehur Deco. /abcnews.al

të fundit

Ish-shefi i shtabit të forcave izraelite bën thirrje për largimin e qeverisë Netanyahu: Djali im vdiq nga zgjedhjet e këtij kabinetit

Ish-Shefi i Shtabit të IDF-së, trupat mbrojtëse të Izraelit, Gadi Eisenkot, tha se djali i Gal, i cili u vra…

7 minutes ago

Rregullatori vulos rezultatin e 11 Majit, të enjten merr fund saga e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, që pritet të miratohet në mbledhjen e…

21 minutes ago

Vuçiç bisedë telefonike me Lavrovin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të…

53 minutes ago

Blero i gëzohet vendimit të Leon Avdullahut: Faleminderit që tregove gjak shqiptari, ti je “dem baba dem”

Të hënën u konfirmua zyrtarisht se talenti i ri, Leon Avdullahu, ka vendosur t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, duke refuzuar…

57 minutes ago

Shpiku filxhanin unik për gjyshin me Parkinson, 11-vjeçarja bëhet milionere

Një lidhje e veçantë midis nipërve dhe gjyshërve shpesh është e vështirë për t’u shpjeguar me fjalë, plot dashuri dhe…

1 hour ago

Kris Jenner ndan sekretin e pamjes së saj rinore: Është mënyra ime e plakjes me dinjitet

Kris Jenner, e njohur si “momager” dhe ylli i kopertinës së Vogue Arabia për shtatorin, ka zbuluar vendimin e saj…

1 hour ago