sport

Debutonte me humbje dhe ndryshoi për Europianin, por Silvinjo ka gjetur formacionin fitues te Kombëtarja

Në vitin e tij të parë si trajner i Kombëtares, Silvinjo arriti të shkruante historinë duke e kualifikuar Shqipërinë për herë të dytë në Europian, e madje si vendi i parë në një grup mjaft të vështirë, ku bënin pjesë edhe Polonia e Çekia.

Ndryshe nga shumë trajnerë të tjerë, të cilët kanë provuar me qindra futbollistë, Silvinjo i ka qëndruar besnik lojtarëve që ka pasur në vazhdimësi, duke bërë vetëm ndryshim të vogla në lista, e madje vetëm atëherë kur ishte nevoja për shkak të dëmtimeve që mund të kishte.

Veç lojtarëve, Silvinjo i ka qëndruar besnik edhe formacionit, pas në 28 ndeshje si trajner i Shqipërisë, ai e ka ndryshuar vetëm 3 herë skemën, duke provuar 4-1-4-1 në debutim, e duke e mbyllur me 4-2-3-1 teksa ka provuar edhe 4-3-3.

4-1-4-1 – Me këtë rreshtim, Shqipëria ka zbritur në fushë vetëm dy herë, duke u mundur në të dyja ndeshjet. Fillimisht kuqezinjtë mundeshin me rezultatin 1-0 nga Polonia pikërisht në ditën kur Silvinjo debutonte si trajner i Kombëtares.

Më pas, braziliani e ka provuar në transfertë ndaj Anglisë, ku sërish kuqezinjtë u mundën me rezultatin 2-0. Në asnjë rast tjetër, trajneri kuqezi nuk e ka provuar këtë skemë. 4-3-3 – Silvinjo ka tentuar disa herë edhe rreshtimin me 4 mbrojtës, 3 mesfushorë e 3 sulmues, por sërish nuk është bindur e madje në 6 ndeshje që e ka provuar, Shqipëria ka pasur 2 fitore, 2 humbje dhe 2 barazime, duke mos sjellë stabilitet në rezultatet e Shqipërisë.

Fillimisht, Silvinjo e provonte ndaj Moldavisë në kualifikueset e Europianit, duke e fituar atë ndeshje 2-0, teksa për herë të fundit, e ka përdorur në ndeshjen ndaj Gjibraltarit, aty ku kuqezinjtë fituan 1-0 me një penallti të kthyer në gol nga Jasir Asani, lojtar ky që shënonte edhe në fitoren ndaj Moldavisë.

4-2-3-1 – Formacioni me të cilin Silvinjo është i dashuruar, është pikërisht ky rreshtim, ku veç 4 mbrojtësve, Silvinjo preferon të ketë 2 mesfushorë që ndihmojnë mbrojtjen dhe 1 mesfushor që mund të ndihmojë treshen e sulmit.

Këtë rreshtim, trajneri brazilian e ka përdorur në 20 ndeshje nga 28 të mundshme, duke fituar 10 prej tyre, duke barazuar në 5 dhe ka humbur 5 të tjera gjithashtu. Fitorja 1-3 në Ishujt Faroe, ishte hera e parë për kuqezinjtë teksa diçka të tillë e përdori edhe në fitoren ndaj Letonisë, vetëm pak ditë më parë në Tiranë.

Me rreshtimin 4-2-3-1, Shqipëria arrinte të fitonte edhe 2 ndeshjet më të rëndësishme në kualifikueset e Europianit, atë ndaj Polonisë dhe Çekisë, fitore këto që i dhanë kuqezinjve kryesimin e grupit duke siguruar kualifikimin në Europian.

LISTA E LOJTARËVE- Silvinjo ka qenë nga ato trajnerë që në 2 vite e gjysmë në krye të Kombëtares, ka provuar shumë pak lojtarë. Në fakt, në Ligën e Kombeve pritej që të kishte shumë futbollistë, megjithatë ai i qëndroi listës së Europianit. Në total, Silvinjo ka provuar te Kombëtarja 52 futbollistë, ndryshe nga trajnerët e tjerë që në statistika, kanë provuar shumë më shumë lojtarë të rinj, të afruar rishtazi te kuqezinjtë.

të fundit

A do e votonte heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun nëse e kërkon SPAK? Flet Berisha: Iu mundësua të shkatërronte ç’do provë

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar, se nëse shkon kërkesa nga SPAK në Kuvend, do të votonte heqjen e…

5 minutes ago

BE bekim për ata që janë përgatitur, mallkim për ata që s’janë gati/ Rama detyra të qarta Bashkive: Gati ndihma ndaj fermerëve

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se Shqipëria do të ketë Bankën e Zhvillimit, e cila do të ofrojë mbështetje për fermerët…

25 minutes ago

Nejmar nis pushimet me partneren e tij, braziliani “rrëmben” vëmendjen e të gjithëve në Nju Jork

Braziliani Nejmar, tashmë ka nisur pushimet pasi siguroi mbijetesën e Santosit në kampionatin brazilian. Ai ka zgjedhur si destinacion Nju…

59 minutes ago

Grimes akuzon Elon Musk se e ka bllokuar në platformën “X”

Këngëtarja kanadeze Grimes, ish-partnerja e miliarderit Elon Musk, ka bërë të ditur se ai e ka bllokuar në rrjetin social…

1 hour ago

Nuk e votova/ Erion Braçe për Paketën Fiskale: S’u mor parasysh amendimi im për ligjin e rivlerësimit të pasurive, pallatet dhe shtëpitë përjashtohen nga ky proces (VIDEO)

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar sërish për Paketën Fiskale të miratuar në seancën e kaluar në Kuvend,…

1 hour ago

Plagosën tre të rinj afër shkollës, lirohen dy adoleshentët në Shkodër

Gjykata e Shkallës së Parë, ka vendosur lirimin me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë Klevin Thepi,…

2 hours ago