Ndeshja e tretë e Grupit C1 në Ligën e Kombeve mes Finlandës dhe Shqipërisë në Helsinki, i është besuar një gjyqtari irlandez. UEFA ka emëruar kryesorin Robert Henesi për të drejtuar këtë ndeshje që do të jetë vendimtare për ecurinë e dy skuadrave në këtë turne, pasi mund të përcaktojë ndoshta edhe përfundimisht kreun e grupit.
Asistentë të tij janë Dermot Brouton dhe Emet Dinan, ndërsa i katërt është Aron O’Daud.
None found
Në VAR do të ketë gjyqtarë të një kombësie tjetër, më saktësisht skocezë. Kevin Klensi është përgjegjës në VAR, ndërsa në AVAR është Xhon Biton.
Duhet theksuar se Robert Henesi ka debutuar në arenën e rëndësishme ndërkombëtare pikërisht në Shqipëri. Ai ka drejtuar ndeshjen mes Skënderbeut dhe Sant Hulia në Korçë në verën e vitit 2017, në suksesin 1-0 që nisi rrugëtimin e suksesshëm të ekipit të drejtuar nga Ilir Daja në Ligën e Europës, duke kulmuar me kualifikimin në fazën në grupe të turneut.
Arsenali është nikoqir i Manchester Cityt në përballjen e vlefshme për xhiron e 12-të në Ligën Premier.“Topçinjtë” kanë rastin e…
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me protestën e sotme. Sipas Policisë, është pezulluar inspektori E.A. Ndaj inspektorit ka…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijët e familjeve që…
Pas plagosjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, me plumb gome gjatë protestës së sotme, ka reaguar kreu i…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas incidenteve të dy ditëve të fundit gjatë protestave, ku punonjës të…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar në Spitalin e Traumës deputetin Kliti Hoti, i cili mbeti i plagosur…