Mateo Deda zbriti për herë të parë në fushë si profesionist me fanellën e Korabit këtë fundjavë. 17-vjeçari, i formuar te Tirana, e nisi kështu rrugëtimin e tij në Kategorinë e Parë, ndërsa mbiemri i tij mbart edhe një peshë të veçantë: ai është djali i aktorit Julian Deda dhe nipi i artistit të madh Zef Deda.
Pas këtij hapi të rëndësishëm në karrierën e të birit, Jul Deda reagoi në rrjetet sociale. Në mesazhin e tij u shfaq qartë krenaria e një babai, ndërsa tregoi edhe premtimin që i kishte bërë Mateos për të lënë duhanin në momentin kur ai do të firmoste kontratën e parë profesionale.
None found
“I kisha premtuar se kur të bënte kontratën e parë profesionale do lë duhanin, por nuk e dija që do vinte kaq shpejt ky moment. Jam i lumtur që erdhi kjo ditë, jam krenar për punën dhe pasionin me të cilën u rrite dhe u brumose.
Asgjë nuk vjen me shkop magjik, gjithçka ka nevojë për kohën e vet, duhet shumë përkushtim, sakrificë dhe dashuri. Zoti ta bëftë mbarë kampioni im dhe mos harro kurrë nga ke ardhur dhe si ke ardhur. Qëndro modest, i përkushtuar, pasionant dhe mbi të gjitha puno fort dhe shijoje punën tënde. Paç fat, të dua”, shkruan Julian Deda.
Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka reaguar ndaj gjuhës ofenduese të përdorur ndaj…
Prokuroria e Shtetit ka vendosur të mos lejojë vazhdimin e punimeve për vendosjen e muralit të Nënës Terezë në Prishtinë,…
Një protestues ka mbetur i lënduar gjatë protestës së sotme kombëtare që po zhvillohet kundër kryeministrit Edi Rama në Tiranë,…
Këtë të shtunë, 28 nëntor 2026, situata në protestën kombëtare të 28 Nëntorit, është përshkallëzuar para Kryeministrisë. Në mes të…
Situata është tensionuar para Kryeministrisë, ku policia nuk ka lejuar grumbullimin e protestuesve në këtë zonë. Efektivët kanë ndërhyrë për…
Tensione janë shënuar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë, ku është hedhur molotovi i parë në drejtim të…