Për një kohë të gjatë ekziston pyetja se cili është mesfushori më i mirë anglez, ku në atë debat gjithmonë përfshihen treshja Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Paul Scholes.
Gerrard te Liverpooli, Lampard te Chelsea dhe Scholes te Manchester United kishin vazhdimisht paraqitje mbresëlënëse me skuadrat e tyre, duke fituar edhe tituj të shumtë përgjatë karrierës së tyre.
None found
Ndërkaq, së fundmi në një intervistë me Rio Ferdinand, legjenda e Liverpoolit dhe tani trajner te Aston Villa, Steven Gerrard, ka dhënë përgjigjen e tij për debatin e pafund Gerrard-Lampard-Scholes.
“Të gjithë janë tejet ndryshe. Mua nuk më pëlqen të flas për vetën. Lampard ishte i pamëshirshëm sa i përket statistikave, kur hynte brenda 16 metërshit. I mrekullueshëm. Por sa i përket kontrollimit të lojës dhe një futbollist natyral, do ta zgjidhja Scholes. Ata janë shumë të ndryshëm, të dy të mrekullueshëm në aspekte të ndryshme”, tha Gerrard.
“Të përfshihesh në frymën e njëjtë me të dy, kjo gjë mjafton për mua. Kjo është mjaftueshëm mirë për mua”, shtoi më tej legjenda e Liverpoolit.
Po ashtu, Gerrard foli edhe për mesfushorët më të mirë në botë aktualisht, ku aty përfshiu Jude Bellingham, Kevin De Bruyne, Mason Mount, Mateo Kovacic, Fabinho dhe Rodri, duke lënë anash emra të njohur si Luka Modric, Toni Kroos, Thiago, Joshua Kimmich and N’Golo Kante./kp
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…
Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…
Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…
Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…