sport

Dean Huijsen prezantohet si lojtar i Real Madridit, ky do të jetë numri i tij i fanellës

Real Madridi e ka prezantuar edhe zyrtarisht gjatë ditës së sotme (e martë) Dean Huijsen si transferimin e parë të sezonit të ardhshëm.

20-vjeçari u transferua nga Bournemouth për një shumë prej 58 milionë euro, vlera e klauzolës së lirimit të tij, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2030.

Të lidhura

None found

Spanjolli nënshkroi kontratën me presidentin e klubit, Florentino Perez, sot pasi përfundoi testet mjekësore, dhe më pas iu prezantua fanella e Real Madridit.

Sipas raporteve të javës së kaluar, Huijsen do të vishë numrën 24 në klubin e ri.

I riu më parë ka veshur numrin 2 te Bournemouth , i zënë aktualisht nga Dani Carvajal, ndërsa me Spanjën ka përdorur numrin 12, i cili është i lirë por mund të rezervohet për Trent Alexander-Arnold.

Prandaj, Huijsenit iu dha numri 24, një numër që kanë veshur legjenda të klubit si Sami Khedira, Claude Makelele, Aitor Karanka dhe Nacho Fernandez.

I fundit që ka veshur këtë numër ishte Arda Guler, i cili e përdori në sezonin e tij të parë, para se të kalonte te numri 15 në 2024/2025.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

43 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

51 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

1 hour ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

1 hour ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

1 hour ago