Kevin De Bruyne ka zbuluar se ai nuk mund të luajë një ndeshje të plotë pas performancës fantastike ndaj Newcastle United të shtunën.
De Bruyne luajti ndeshjen e tij të parë në Ligën Premier që prej lëndimit muskulor që e la jashtë fushave për një kohë të gjatë, në fitoren e rëndësishme me rezultat 3-2 ndaj Newcastle në “St James’ Park”.
None found
City morën avantazhin të parët me anë të Bernardo Silvas, para se Newcastle të përmbysë gjithçka përmes Alexander Isak dhe Antony Gordon.
Në pjesën e dytë me inkuadrimin e De Bruynes ndryshoi gjithçka, pasi belgu shënoi një gol dhe bëri një asistim për të rikthyer rezultatin në favor të Cityt.
Por pas përfundimit të ndeshjes, ai tha për TNT Sports se nuk është në gjendje të luajë një ndeshje për 90 minuta të plota.
De Bruyne u shpreh se momentalisht mund të jap më të mirën për vetëm 20-25 minuta.
“Unë nuk e di nëse jam në gjendje të luajë për 90 minuta momentalisht, por e di që mund të jap më të mirën për 20-25 minuta. Ndiej të ftohtë në mushkëritë e mia”, ka thënë De Bruyne.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, unë nuk e kam përjetuar kurrë këtë (të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë). Unë kam punuar fort, jam munduar të ndryshojë disa gjëra pasi që kur luan tërë kohën është e vështirë të ndryshosh gjërat”, përfundoi ai.
De Bruyne dhe shokët e tij të skuadrës do të kenë disa ditë pushimi, para se të rikthehen për të luajtur në FA Cup ndaj Tottenhamit më 26 janar./Telegrafi/
Drita ka lënë pas një fillim të vështirë të sezonit dhe pas tri fitoreve radhazi në kampionat, synon ta vazhdojë…
Ish-sulmuesi i njohur argjentinas, Hernan Crespo, beson se Gennaro Gattusos duhet t'u kërkojmë falje të gjithë atyre që e kritikuan…
Kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore (ABGJ), Edi Gusia, gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi…
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga fshati Borisovë, komuna e Novo Sellës dhe kundër V.K. nga…
LSDM sot ka kërkuar që Prokruria të ngrit hetim ndaj pretendimeve se Aleksandar Vuçiq po transferon parat e tij në…
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, sipas…