Darwin Nunez ka dhënë miratimin e tij për një transferim te Napoli gjatë kësaj vere, sipas raportimeve të fundit nga mediat e ndryshme evropiane.
Megjithatë, Liverpooli dhe Napoli ende nuk kanë arritur një marrëveshje për tarifën e kartonit të sulmuesit uruguaian.
Nunez është një nga emrat kryesorë që Napoli po shqyrton për repartin e sulmit, në një merkato që pritet të jetë e ngjeshur për klubin italian.
Kampioni në fuqi i Italisë tashmë kanë prezantuar Kevin De Bruyne dhe Luca Marianucci si përforcime të reja. Po ashtu, raportet e fundit thonë se Antonio Conte do të ketë në dispozicion edhe 200 milionë euro të tjera për afrime gjatë verës.
Darwin Nunez shihet si një përforcim i mundshëm në fazën ofensive. Liverpooli është i gatshëm ta lejojë largimin e tij, por vetëm nëse vijnë kushtet e duhura financiare.
Napoli raportohet se synon të arrijë një marrëveshje për një tarifë prej rreth 50 milionë eurosh, ose ndoshta edhe më të ulët.
Sipas Fabrizio Romano, 25-vjeçari tashmë ka dhënë dritën jeshile për t’u bashkuar me Napolin. Kjo e afron edhe më shumë transferimin e tij në Serie A.
Përveç marrëveshjes mes klubeve, Napoli duhet të gjejë gjithashtu gjuhën e përbashkët me lojtarin për kushtet personale të kontratës së tij.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, feston sot ditëlindjen e tij të 46-ë. Por ndryshe nga vitet e tjerë,…
Në kuadër të operacionit të koduar “Members”, policia e Tiranës, ka goditur një grup kriminal, që shiste armë zjarri, ku…
Një 24-vjeçar shqiptar, është kapur në Serbi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas policisë, i riu shqiptar ka dhunuar…
Prokuroria e Posaçme, është duke verifikuar disa transferta parsh të kryera nga kompania 4 A-M jashtë Shqipërisë. Prokurët e SPAK,…
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për ish-policin, Ludjan Zaimi duke mos pranuar rekursin…
Socialistët në Këshillin Bashkiak të Tiranës, i kërkojnë zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të…