Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për katër sfidat e radhës në Ligën e Kombeve. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, përzgjedhësi Franco Foda drejtoi seancën e parë stërvitore, ndërsa futbollistët iu bashkuan grumbullimit pasi mbërritën gjatë ditës nga klubet e tyre.
None found
Seanca e parë e Dardanëve, e zhvilluar sot, të hënën, u shoqërua me një mesazh të veçantë të përcjellë përmes veshjes së tyre.
Lojtarët e Kosovës dhe anëtarët e stafit u paraqitën me bluza të bardha, ku shkruhej “Drejtësi për çlirimtarët” dhe “Jo në emrin tim”. Përmes këtyre mbishkrimeve, ata shprehën mbështetje për ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Në pamjet e publikuara nga stërvitja, futbollistët dhe stafi shihen me bluzat me mesazhe, ndërsa para nisjes së punës në fushë ata realizuan edhe një fotografi të përbashkët.
Fotografitë janë realizuar nga fotografi i njohur sportiv, Fisnik Halili.
Ndeshjen e parë të ciklit të ri në Ligën e Kombeve, Kosova do ta zhvillojë më 24 shtator, kur në stadiumin “Fadil Vokrri” do të presë Irlandën.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se në New York është takuar me kongresistin amerikan Joe Wilson, me të…
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Gazmend Syla, ka deklaruar se kanë informacione…
Gjatë takimit të zhvilluar sot me shqiptarët në Miçigan, kryeministri Rama foli edhe për vendimin e Hagës ndaj 4 ish-liderëve…
Pas përmbylljes së dëgjesave publike në 8 njësitë Administrative, Këshilli i Bashkisë Mat zhvilloi këtë të hënë një mbledhje jashtë…
Ka nisur dita e 114 e protestës kombëtare qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Pasi janë grumbulluar në sheshin…
Yan Diomande po shfaqet gjithnjë e më shumë si një alternativë serioze për formacionin titullar të Real Madridit, pas një…